Pivovarov paralajmëron luftë kundër korrupsionit në pikat kufitare të Maqedonisë

Koordinatori kombëtar për menaxhim kufitar, Vlladimir Pivovarov, kërkon ndryshime ligjore me të cilat secili nëpunës në pikat kufitare rregullisht do të kontrollohet përmes poligrafit, përcjell TV21.

Këtë masë Pivovarov e paralajmëron si pjesë e luftës kundër korrupsionit në pikat kufitare për çka paralajmëroi edhe organizimin e debateve publike. Çdo polic kufitar ose doganier që nuk do ta kalojë poligrafin, propozohet që të largohet nga ai post i punës e më pas prokurori publik të zbatojë procedura adekuate hetimore.

“Vlerësimi ynë është se ekonomia gri fillon pikërisht në linjën kufitare, ndërsa pjesa më e madhe e saj fillon me linjën kufitare. Nëse nga 36%, siç thotë Banka Botërore është ekonomi gri, në BPV-në tonë, kjo do të thotë se ai numër është diku rreth 5 miliardë euro. Çfarë ndodh, cili është propozimi ynë se çfarë do të ndodh me personat që nuk do e kalojnë poligrafin? Sipas logjikës dhe sipas praktikave pozitive europiane, ai person menjëherë largohet nga ai vend pune. I gjithë njoftimi nga momenti i ngjarjes së tillë vjen në duart e prokurorit publik”, tha Vlladimir Pivovarov, koordinator kombëtar për menaxhim kufitar”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Policia e Kosovës arreston policin serb në pikën kufitare të Jarinjës

Njësitë e sigurisë së Kosovës kanë arrestuar sot në pikëkalimin kufitar të Jarinjës një pjesëtar të Policisë së Serbisë, i cili tentoi të hyjë...

Bilall Kasami në panik nga humbja? Dërgon begatona për të joshur votuesit maqedonas në Tetovë (FOTO)

Vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve, Bilall Kasami po përpiqet me çdo mënyrë të sigurojë mbështetje, duke dërguar BegatonA për të...

Racizëm dhe dhunë në Prilep- Shkëndija shpërthen ndaj Federatës: Veproni menjëherë!

KF Shkëndija 77 e Haraçinës ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën sot në stadiumin e Prilepit, ku gjatë ndeshjes u regjistruan...

Denion Meidani: Ambasada e Shqipërisë dënon me forcë çdo formë të urrejtjes racore në arenat sportive

Lidhur me incidentin e sotëm në ndeshjen e futbollit mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pobedës në Prilep, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në vendin...

Bajram Rexhepi: Emocion i jashtëzakonshëm! Një mal me njerëz që kanë udhëtuar 2000 kilometra për mbështetje. Falënderim deri në përulësi!

Bajram Rexhepi ka përjetuar momente të veçanta emocionuese, teksa dhjetëra bashkatdhetarë që kishin udhëtuar mbi 2000 kilometra janë mbledhur për ta mbështetur. “Emocion i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu