Grkovska: Funksionarët të bëjnë dallim në mes aktiviteteve partiake dhe shtetërore

Funksionarët po shfrytëzojnë ditët e fundit për pjesëmarrje në ngjarje promotive. Në kuadër të fushatë parazgjedhore zv. kryeministrja Sllavica Grkovska u bënë thirrje kolegëve të tyre që të mos përdorin praktikat nga zgjedhjet e kaluara. Atëherë Komisioni për Antikorrupsion konstatoi keqpërdorim të resurseve shtetërore, veçanërisht veturat zyrtare për qëllime partiake.

“Duhet të bëhet dallim në mes aktiviteteve partiake dhe shtetërore, dhe nuk mundet të keqpërdoren resurset shtetërore për qëllime partiake dhe të fushatës”, tha Grkovska.
Grkovska vlerëson se paralajmërimet janë të mjaftueshme për të ndikuar në vetëdijen dhe sjelljen e kolegëve të saj zyrtarë.

Më herët nga Antikorrupsioni deklaruan se në mënyrë të rreptë do të ndjekin aktivitetet e funksionarëve në këtë periudhë dhe përkujtuan se ka ndalim për shpalljen e investimeve të reja dhe aktiviteteve tjera.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rron Gjinofci shpërndan propagandë për të shtrembëruar historinë e luftës së UÇK-së

Aktivisti i njohur i OJQ-ve të financuara nga fondacionet e George Soros, Rron Gjinofci, ka shpërndarë në rrjetet sociale një status provokues ku sulmon...

Kurti-gazetares: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro, lëri albuminat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares...

Zyrtarët ushtarakë paralajmërojnë se pushtimi i Gazës do ta sillte vdekjen e shumë ushtarëve

Zyrtarët ushtarakë izraelitë besojnë se nëse Izraeli e çon përpara planin për ta pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, kjo do të çonte në viktima...

Dodik humb mandatin si president i Republikës Srpska

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës ka marrë një vendim unanim për t’ia hequr mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska Komisioni Qendror...

Dehari sërish për Kërçovën – BDI zyrtarizon edhe disa kandidatë për kryetarë komunash

Arbër Ademi ka dalë në paraqitje para mediave pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël dhe ka kumtuar edhe disa nga emrat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu