Edhe një “kokëkrisur” kundër fuqisë institucionale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kandidati ynë Maksim Dimitrievski shpejt i mblodhi nënshkrimet dhe sa i përket regjistrimit, 40 për qind e votuesve mund të mos jetë numër shumë i madh sepse presidenti duhet të zgjidhet me një legjitimitet të caktuar, thotë Boban Karapejovski nga Bordi Ekzekutiv i partisë “ZNAM” në emisionin “24 Analizë” në TV24, informon PRESSonline.al

Dhe për ZNAM-in, zgjedhja e një presidenti në Kuvend është e papranueshme sepse e vë në pikëpyetje pavarësinë e tij dhe do të çojë në shantazhe nga të cilat dikush do të përfitojë.

“Qëndrimi i partive shqiptare në Maqedoni është etnocentrik sepse besojnë se kandidat për president mund të jetë vetëm një shqiptar që është anëtar i këtyre partive. Nëse ka një person me kredibilitet, dhe ka shqiptarë në partitë tjera, mund të zgjidhet edhe president shqiptar”, thotë Karapejovski, përcjell PRESSonline.al

“Maqedonia nuk është federatë, që të ketë mundësi që shkohet me parimin fitues me fitues”, thotë Karapejovski dhe shton se votat nuk mund të numërohen veçmas për shqiptarët, veçmas për maqedonasit. Kështu del se maqedonasit janë qytetarë të dorës së dytë në Maqedoni, shton ai. Si shoqëri duhet ta kapërcejmë këtë koncept, por duhen njerëz dhe ide cilësore pavarësisht se nga cila parti politike vijnë, por ato duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për grupe të caktuara votuesish.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti takon kampionin ballkanik Omer Memedi: “Të rinjtë si ti janë krenaria jonë kombëtare”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me sportistin e ri dhe të talentuar Omer Memedi...

Jahir Dedia: U tradhtova nga Peci e Muja- jam përkrahës i Arian Tahirit

Biznesmeni Jahir Dedia, kompania e të cilit është e nënkontraktuar për ndërtimin e urave mbi Ibër, është përfolur ditëve të fundit shumë nëpër media...

Hajdari i reagon Lladrovcit për ‘rikthimin’: Z. viktimë, nisja punës mos bëj skena

Kandidati për kryetar të Drenasit ng radhët e PDK-së , Petrit Hajdari i ka reaguar kundërkandidtit të tij Ramiz Lladrovci i cili doli...

Ministri izraelit urdhëron përgatitjen e një plani kundër Hamasit në rast të prishjes së armëpushimit

Ministri izraelit urdhëron përgatitjen e një plani kundër Hamasit në rast të prishjes së armëpushimit Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz ka udhëzuar ushtrinë izraelite...

Prokurorja Lençe Ristoska: Po përballem me presion dhe frikësim nga VMRO-DPMNE!

Prokurorja Lençe Ristoska ka reaguar ndaj deklaratës partiake të VMRO-DPMNE-së, të cilën, siç thotë ajo, e përjeton si presion dhe frikësim. “Deklarata e publikuar më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu