Publikohet raporti i Freedom House: Maqedonia e Veriut pjesërisht e lirë

Liria globale vazhdoi të përkeqësohej në vitin 2023, një trend që ka vazhduar për 18 vjet me radhë, tha Freedom House në raportin e saj vjetor të sapo-publikuar Liria në Botë.

Maqedonia e Veriut mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira bashkë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Hungarinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Ndër vendet e rajonit, rënien më të madhe në dhjetë vitet e fundit e ka Serbia, e cila ka shënuar rënie prej 21 pikësh, si dhe Bosnja e Hercegovina me rënie prej 10 pikësh.

Sipas Freedom House, manipulimet zgjedhore, luftërat dhe sulmet ndaj pluralizmit janë shtytësit kryesorë të rënies globale. Pothuajse 38 për qind e njerëzve në botë tani jetojnë në vende të vlerësuara si jo të lira, 42 për qind jetojnë në vende pjesërisht të lira dhe vetëm 20 për qind jetojnë në vende të lira. – Liria globale bëri një hap të madh prapa në vitin 2023. Bota përballet me një tjetër provë kyçe në vitin 2024, pasi miliarda njerëz shkojnë drejt qendrave të votimit dhe për shkak të shumicës së konflikteve të armatosura, duke përfshirë Evropën Lindore, Kaukazin e Jugut dhe Lindjen e Mesme, shumicës së popullsisë globale do t’i mohohen liritë themelore në vite në vazhdim, gjë që do të ndikojë përfundimisht në paqen, prosperitetin dhe sigurinë – tha Michael J. Abramowitz, president i Freedom House.

Pushtimi rus i Ukrainës vazhdoi për një vit të dytë, duke degraduar më tej të drejtat themelore në territoret e pushtuara dhe duke shkaktuar një represion më intensiv brenda vetë Rusisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump pranon se Izraeli është goditur rëndë nga bombardimet iraniane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp që u mbajt sot në Samitin e NATO-s në Hagë, konfirmoi...

“Do të doja një marrëveshje me Putinin”, Trump i vendos ultimatum NATO-s: Rrisni shpenzimet ushtarake në 5%

Donald Trump mbërriti mbrëmjen e djeshme në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, por deklaratat e tij kryesore i bëri që...

Armëpushimi Izrael-Iran, SHBA do të rihapë sot ambasadën në Jerusalem

Ambasada tha në një deklaratë se Komanda e Frontit të Brendshëm ka hequr të gjitha kufizimet dhe ambasada do të hapet si zakonisht për...

‘Fitore kundër Izraelit’/ Iranianët festojnë në Teheran

Pas lajmit për armëpushim pas gati dy javësh sulmesh të ndërsjella midis Iranit dhe Izraelit, grupe të mëdha u mblodhën në "Sheshin e Revolucionit"...

“Bombardoni Iranin!”/ Trump bën postimin “provokues” në rrjete sociale, publikon avionët luftarakë me kolonë zanore…

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar polemika të mëdha pas publikimit të një videoje 60 sekondëshe në rrjetet sociale, ku shfaqen avionë luftarakë amerikanë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu