Pendarovski nga Tirana: RMV deri më tani i ka ofruar Ukrainës ndihmë në vlerë prej 60 milionë eurosh

Maqedonia e Veriut deri më tani i ka ndarë 60 milionë euro ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës, ndërkaq aktivitetet e SHBA-së dhe BE-së për ta ndihmuar Ukrainën janë në drejtim të vërtetë. Kështu ka deklaruar sot, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në seancën plenare të Samitit Ukraina – Evropa Juglindore i cili mbahet në Tiranë, ku pjesëmarrës është edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, shkruan Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski ka theksuar se bashkë me aleatët e NATO-s, do të vazhdojmë ta kundërshtojmë sulmin ndaj Ukrainës së pavarur, duke kërkuar përgjegjësi për të gjithë krimet e kryera me qëllim që të sigurohet drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

“Sot nga Tirana, patjetër duhet të premtojmë se edhe më tej do ta ofrojmë ndihmën tonë të palëkundur, derisa nuk arrihet marrëveshje paqësore, i cili do t’i pasqyrojë aspiratat e popullit ukrainas”, porositi presidenti Pendarovski.

Sipas Pendarovskit, lufta në Ukrainë udhëhiqet në emër të tërë botës së civilizuar dhe demokratike.

“Suksesi i forcave të armatosura të Ukrainës nuk varet vetëm prej vendosmërisë dhe guximit të tyre që t’i kundërvihen agresorit, por edhe nevoja e madhe e mbështetjes financiare, logjistike dhe ushtarake që e ofrojnë popujt miqësor”, shtoi Pendarovski.

Ndryshe, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot e kanë nënshkruar “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit” dhe dy vendeve. Ata e kanë nënshkruar këtë traktat në kuadër në samitit “Ukrainë – Evropa Juglindore” që po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë. Në nisje të ceremonisë, Zelensky i ka dorëzuar Ramës, Urdhrin e Princit Jarosllav i Urti, për, siç është thënë, kontributin e jashtëzakonshëm personal.

Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas viziton Shqipërinë. Dy vjet më parë, kur agresioni rus ndaj vendit të tij kishte vetëm pak muaj që kishte nisur ai ju drejtua parlamentit shqipar përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë video. Dy muaj më pas kryeministri Rama, vizitoi Kievin, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti fton në protestë në Tiranë: Të mbrojmë çlirimtarët dhe historinë tonë

Tiranë, 15 Tetor 2025- Me një thirrje të fuqishme për bashkim dhe drejtësi, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë...

​Prekaz, nis marshi me motoçikleta drejt Hagës

Bluzat me mbishkrimin “Liria ka Emër” i veshën, e gati edhe motoçikletat i kishin bërë për të nisur marshin drejtë Hagës, por motoristët nga...

Osmani përkrah protestën në Tiranë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës gjithëkombëtare, që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë për...

Raportohet për mbi 30 banorë të Gazës të vrarë nga Hamasi, 7 të ekzekutuar në publik

Pjesëtarët e armatosur të Hamasit e forcuan kontrollin e tyre mbi Gazën të hënën dhe të martën, thanë burimet në enklavë, përfshirë kryerjen e...

Mexhiti: Fusha e re e basketbollit në Gazi Babë është fillimi i një vizioni për rininë dhe Çairin e së ardhmes

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka ndarë një mesazh frymëzues nga Gazi Baba, ku është ndërtuar një fushë e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu