LSDM-ja nuk mbështet vazhdimin e afatit të pasaportave, kjo është arsyeja!

Deputetët e LSDM-së nuk do të mbështesin vazhdimin e afatit të pasaportave deri më 31 dhjetor, pasi vlerësojnë se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Kryeparlametari Jovan Mitrevski thotë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshohen me ligj.
“Sipas informacioneve që i marr gjithë kohës, është ky ligj nuk do t’i zgjidh problemet, ligji është në kundërshtim me nenin 118 të Kushtetutës, në kuptimin se marrëveshjet ndërkombëtare janë pjesë e kornizës së brendshme ligjore dhe faktikisht nuk mund të ndryshohen me ligj tjetër”, tha Jovan Mitrevski, kryeparlamentar.
Nga VMRO-DPMNE-ja sërish bëjnë thirrje për mbështetje. Antonio Milloshovski thotë se ky ligj është i domosdoshëm me qëllim të menaxhimit të kaosit.

“Është e denjë që deputetët e të gjithë popullit, ta votojmë këtë ligj dhe të vazhdohet afati i pasaportave deri më 31 dhjetor, me qëllim që kaosin që e ka bërë Oliver Spasovski, të mund ta menaxhojë ministri i ri i Punëve të Brendshme”, u shpreh Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Propozimi i VMRO-DPMNE-së për vazhdim të afatit të pasaportave u dorëzua në ditën e njëjtë kur deputetët miratuan vazhdimin e afatit për patentë shoferin, megjithatë nuk u gjet në rend dite. Më 12 shkurt skadoi afati i pasaportave, ndërsa shumë qytetarë akoma nuk janë pajisur me këtë dokument udhëtimi për shkak të mungesës së terminëve. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar...

Dy kompani të mëdha të huaja po largohen nga Maqedonia e Veriut

Dy kompani të huaja të mëdha që prej vitesh veprojnë në zonën industriale të Shkupit po largohen nga Maqedonia e Veriut. Më së voni deri...

AKI bën thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal të Kërçovës

Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje për bashkim të këshilltarëve...

‘Hallakamë’ e madhe në Mitrovicë: Çka ndodhi dhe pse u ndalua numërimi i votave?

Hallakamë e madhe ka qenë mbrëmë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në...

‘Hallakamë’ e madhe në Mitrovicë: Çka ndodhi dhe pse u ndalua numërimi i votave?

Hallakamë e madhe ka qenë mbrëmë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu