LVV-ja akuzon PSK-në për mos-ngritje të aktakuzës mbi terrorizmin e 24 shtatorit!

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) akuzoi të dielën Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSK) për mos ngritjen e aktakuzës për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, kur kanë kaluar rreth pesë muaj nga sulmi i 24 shtatorit.

“Me 24 shkurt u bënë 5 muaj nga sulmi terrorist i organizuar nga Serbia me qëllim aneksimin e veriut. Deri tash janë shpalosur qindra prova dhe zbuluar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në atë sulm. Por, edhe pas gjithë këtyre muajve dhe provave ende nuk ka asnjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë rast”, shkroi në “Facebook” partia në pushtet.

Ndryshe, zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislimi, kritikoi gjithashtu PSK-në për mos-publikimin e raportit për agresionin e paramilitarëve serbë vitin e kaluar, duke fajësuar institucionin për shkak se Bashkimi Evropian (BE) ende s’e ka pranuar raportin përfundimtar të përgatitur nga autoritetet kosovare për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veriun e vendit.

Millan Radoiçiç, ish-nënkryetari i Listës Serbe – forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – pranoi publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit. Megjithatë, ai dhe të tjerët që janë përgjegjës për terrorizmin e vitit të kaluar në territorin kosovar nuk janë thirrur ende nga organet e drejtësisë në Serbi të japin përgjegjësi.

Në këtë drejtim, komuniteti ndërkombëtar kërkoi nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë togeri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, të sillen para drejtësisë, ndërsa për Radoiçiçin dhe disa persona tjerë, tashmë ekziston një fletarrest ndërkombëtar i lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL).

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aksident dramatik shndërrohet në shpërthim fishekzjarrësh në rrugë

Një ngjarje dramatike dhe njëkohësisht surrealiste ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrugët kryesore të Kinëz, ku një kamion i ngarkuar me...

Gjykata e Apelit i pranoi ankesat e Prokurorisë, përcaktohet paraburgim efektiv prej 30 ditësh dy ish drejtorët e Onkologjisë

Gjykata e Apelit Shkup i pranoi ankesat e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për masat arrest shtëpiak dhe u përcaktoi masën paraburgim efektiv në kohëzgjatje...

Një tërmet i fuqishëm godet Iranin

Sipas raportimit nga agjencitë e ndryshme sizmike, tërmeti ka goditur pranë Teheranit, në pjesën veri-qendrore të Republikës Islamike Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2...

“Khamenei, Hitleri i ri i Lindjes së Mesme” – Deklarata e Bin Salman që nënshkroi fatin e një rajoni

Në nëntor të vitit 2017, zhurmë e madhe mediatike përshkroi gjithë botën, pas një deklarate që Princi saudit i Kurorës, Mohammed Bin Salman, kishte...

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i G7 në Kanada, Presidenti Donald...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu