Apasiev i Levicës: UÇK dhe BDI në këmbë për Bujarin, ne po dështojmë

Mobilizimi masiv i aktivit të Bashkimit Demokratik për Integrim, në përkrahje të Bujar Osmanit për president të vendit, ka tërbuar kreun e Levicës, Dimitar Apasiev.

I shqetësuar nga dalja masive e shqiptarëve në përkrahje të Osmanit, Apasiev ka reaguar përmes një statusi duke përmendur në mënyrë ofenduese UÇK-në, BDI-në dhe shqiptarët që po votojnë për një president shqiptar, duke shprehur revoltën e tij për mos përkrahje nga qytetarët ndaj kandidatës së tyre.

“Sot është e dielë. Një ditë e qetë. Derisa ne jemi të shtrirë në shtëpi, UÇK-ja po mbledh nënshkrime për Bugar Osmanov në selinë e BDI-së në Çair. Sepse ata mund të bëjnë gjithçka.
Dhe pastaj do ankohesh: “Epo na e morën vendin ata”! Jo, jo, nuk e morën. Ne ua dhamë atyre. Nga paaftësia jonë”, shkruan Apasiev në Facebook.
Kujtojmë se që nga dita e parë e deri më sot një numër jashtëzakonisht i madh i njerëzve nga të gjitha Degët e BDI-së kanë nënshkruar në përkrahje të Bujar Osmanit në garën për president, kandidat ky i cili u zyrtarizua ditë më parë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu