VLEN tallet me Taravarin: Pas tre ditëve njoftojnë që nga e hëna do të fillojnë ti grumbullojnë nënshkrimet

Opozita shqiptare pas tre ditëve është kujtuar të dal me njoftim se nga e hëna do të filloj grumbullimi i nënshkrimeve nga ana e opozitës për kandidaturën e Arben Taravarit. Kjo deklaratë e VLEN-it është cilësuar si tallje me kandidaturën e Arben Taravarit pasi që procesi për grumbullimin e nënshkrimeve ka filluar nga dite e Premte ndërsa VLEN për këto tre ditë ka pasur problem të bindë strukturat e saja për të nënshkruar për kandidaturën e Arben Taravarit, shkruan Top24

Gazetari Rami Mislimi në një postim të tij shkruan se Taravari po has në këto vështirësi pasi bëri një deklaratë të gabuar kur tha që me Alternativën dhe Lëvizjen Besa nuk na lidhë asgjë dhe se nuk kam asnjë pikë të përbashkët dhe pa dyshim që ata do ta bojkotojnë, shkruan Mislmi.

Ende pa ia nis, opozita – VLEN po dështon
Njerëz të Bilall Kasamit e bojkotojnë Arben Taravarin nuk japin nënshkrime.
Deri tash Arben Taravari as 300 nënshkrime nuk ka arritur ti grumbulloj për president në krahasim me Bujar Osmanin i cili është afër 10 mijë nënshkrimeve.
Taravari ditë më parë tha: Skam asnjë pik të përbashkët me BESEN dhe Alternativën pas zgjedhjeve çdo kush në rrugën e vet.
Ja rezultati i një deklarate e pa menduar politikisht nga Arben Taravari as 300 nënshkrime nuk i ka në gjithë ” drzhaven”
Do i kushtoj shumë ajo deklaratë që tha Arbeni se pas zgjedhjeve skam lidhje me BESEN dhe Alternativën.
“Si fillim kemi tejkaluar të gjitha procedurat e brendshme brenda partive të koalicionit VLEN për aprovimin e kandidaturës së Taravarit. Pastaj i kemi respektuar të gjitha normat ligjore dhe e kemi deponuar kandidaturën në KSHZ. Ndërkohë kemi pasur si koalicion një qëllim që ta lëmë BDI-në që të bëjnë teatër politik dhe të shihet ndër ta paniku aq i madh për këto zgjedhje parlamentare dhe presidenciale duke filluar të mbledhin nënshkrime edhe nëpër selitë e partive të tyre. ndërsa neve u themi se nga nesër, ditë e hënë do të jenë dëshmitarë se si populli i mbledh nënshkrimet për kandidatin e opozitës, Arben Taravarin”, tha Orhan Murtezani, Koalicioni VLEN.

Thirrja për mbështetje i adresohet qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike dhe përcaktimeve politike. Kandidatura e Taravarit për president mbështetet nga Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni të Veriut. Ndërkohë kandidatët tjerë kanë vazhduar me grumbullimin e 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme për të marrë pjesë në garën presidenciale edhe pse deri tani asnjëri prej tyre nuk ka siguruar firmat e mjaftueshme. Afati për dorëzimin e tyre në KSHZ përfundon më 8 mars.

Nga 13 kandidat sa janë paraqitur, vetëm dy prej tyre janë propozuar nga deputetët. Lista e kandidatëve të paraqitur mund të tkurret nga fakti se disa nga kandidatët mund të mos grumbullojnë nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu