Angazhohej kundër Kosovës, ish-sekretarit të KiE-së i zbulohen mesazhet me Epsteinin

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi edhe në dokumentet e publikuara që lidhen me financierin e dënuar për krime seksuale Jefr Epstein.

Në vitin 2004, Jagland shprehu bindjen se struktura kriminale kishin depërtuar thellë në drejtimin e institucioneve të Kosovës, duke theksuar se, sipas tij, vendi dallohej më shumë për veprimtari të paligjshme sesa për sektorë të tjerë. Ai kishte thënë se “Kosova prodhon pak gjëra të tjera përveç krimit”.

‘“Kur dihet se Afganistani prodhon 75 për qind të opiumit në botë dhe se pjesa më e madhe e tij kalon përmes Kosovës, ka arsye serioze për të dhënë alarmin”, kishte shtuar ai. Në vitin 2010, Jaglland kishte kërkuar një hetim më të thellë lidhur me akuzat se kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i përfshirë, ndër të tjera, edhe në trafikim të paligjshëm të organeve. Duke u mbështetur në raportin e përgatitur nga, Dik Marti, ai kishte deklaruar se këto akuza nuk mund të mbeteshin pa përgjigje. I kam lexuar akuzat për trajtim çnjerëzor të njerëzve dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë. Raporti përmban shumë akuza serioze dhe kam frikë nga pasojat që mund të sjellë”, kishte thënë Jaglland.

Në një shkëmbim emailesh me Epsteinin del se ai dhe familja e tij kishin plane për një udhëtim në ishullin privat të Epsteinit, në Detin Karaibe, gjashtë vjet pasi Epstein ishte dënuar për tentim të blerjes së shërbimeve seksuale nga të mitur.

E-mailet zbulojnë detaje të planifikimit të udhëtimit, mënyrën e transportit dhe personat që do t’i prisnin Jagllandin dhe familjen e tij pas mbërritjes në ishull, ku dyshohet se kanë ndodhur shumë nga abuzimet seksuale për të cilat Epstein u akuzua më vonë. Megjithatë, në një e-mail të datës 11 prill, njëra nga bashkëpunëtoret e Epsteinit njofton se udhëtimi ishte anuluar.

Në përgjigjen e tij, Jaglland, i cili në atë kohë ishte sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, kishte shkruar se nuk mund të udhëtonte për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia. Jaglland kishte vizituar Shqipërinë edhe në maj të vitit 2012, ku kishte zhvilluar takime me krerët e lartë të shtetit shqiptar.

Sipas dokumenteve, gjatë asaj vizite ai kishte vënë re edhe një tjetër detaj, për të cilin një ditë më vonë kishte komunikuar me Xhefri Epsteinin përmes emailit, duke e njoftuar se kishte qenë në Shqipëri. Në dokumentin që mban datën 25.maj. 2012, Jaglland shkruan: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë, vajza të mrekullueshme”. Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, del se komunikimi i Thorbjørn Jagllandit me Epsteinin ishte i vazhdueshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqipëria i bashkohet BE në 2029”, raportuesi për Shqipërinë Andreas Schieder:Vendi ka bërë progres

Ambicia e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit në vitin 2029 ka marrë konfirmim edhe nga raportuesi i vendit tonë në Parlamentin Europian...

Audia luksoze e Merkos, që kushtoi 67 mijë euro, tani Komuna e Strugës e shet si veturë të vjetër për 10 mijë euro

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë...

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm. Nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu