Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë Mirjana Pajkoviç dhe Dejan Vukshiç, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe ish-këshilltar i Presidentit Jakov Milatoviç.

Skandali ka çuar në dorëheqjen e të dyve nga funksionet publike. Vukshiç dha dorëheqjen në fund të vitit të kaluar, ndërsa Pajkoviq u largua javën e kaluar nga detyra e drejtoreshës së Drejtorisë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.

E ftuar në emisionin “Puls of Serbia Weekend”, Pajkoviç mohoi zërat për një skandal seksual, duke theksuar se rasti ka të bëjë me krim kibernetik dhe shkelje të të drejtave kushtetuese. Ajo deklaroi se dorëheqjen e ka dhënë si akt përgjegjësie personale, për të mos dëmtuar institucionin që përfaqësonte.

“Ky nuk është një skandal seksual, por një problem sigurie me natyrë dixhitale. Është një akt që cenon të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe duhet të shqetësojë çdo qytetar,” deklaroi ajo.

Pajkoviç tha se për më shumë se një vit ka jetuar nën frikë dhe kërcënime, të cilat sipas saj vinin nga një zyrtar i lartë shtetëror.

“Është e papranueshme që një qytetar të jetojë me frikë nga pushteti i zyrtarëve. Ata duhet të na mbrojnë, jo të na kërcënojnë,” u shpreh Pajkoviq, duke shtuar se ka ngritur disa kallëzime penale dhe se rasti është bërë publik falë medias.

Ajo akuzoi Presidentin Jakov Milatoviq se ishte në dijeni të situatës, por nuk reagoi, duke shtuar se priste mbështetje institucionale dhe morale.

“Prisja mbështetje prej tij. Kërcënimet vinin nga zemra e zyrës së Presidentit. Fjalët ishin: ‘Nuk do të ketë jetë për ty në Mal të Zi’. Heshtja e tij më kompromenton,” tha ajo.

Në fund të intervistës, Pajkoviq pranoi se ka heshtur për një kohë të gjatë për dhunën që ka përjetuar, duke e quajtur këtë një gabim të rëndë.

“Ata që kërcënojnë sot, nesër mund ta bëjnë realitet. Nuk ndihem e sigurt dhe nuk e di çfarë mund të ndodhë,” – përfundoi ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Audia luksoze e Merkos, që kushtoi 67 mijë euro, tani Komuna e Strugës e shet si veturë të vjetër për 10 mijë euro

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm. Nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej me 120 dollarë për ons. Papritmas, çmimet e metaleve...

Nga 67 mijë euro të taksapaguesve, në ‘thërrime’: Audi luksoz i Merkos shitet për çmimin e një veture të përdorur!

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

Ziadin Sela: Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Safe City”

Sot filloi zhvatja selektive e kamufluar me emrin “Qyteti i sigurtë”, por që në fakt i bën qytetarët, veçanërisht shqiptarët, më të pasigurtë, të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu