Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë intensive takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane.

BDI njofton se, gjatë qëndrimit të tij, Osmani do të mbajë një fjalim në Capitol Hill në kuadër të Forumit Ndërparlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, si dhe do të realizojë takime me Kongresmenë dhe Senatorë amerikanë, profesorë universitarë dhe aktivistë me renome ndërkombëtare, njohës të Ballkanit, duke diskutuar çështje që lidhen me partneritetin strategjik, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik.

Osmani gjithashtu do të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare te Lutjet e Mëngjesit Kombëtar (National Prayer Breakfast), një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike në SHBA që mbledh liderë politikë nga e gjithë bota.

Kjo vizitë, siç thuhet në njoftimin e partisë së Ali Ahmetit, konfirmon rolin e rëndësishëm të BDI-së në ndërtimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të subjektit në avancimin e stabilitetit, sigurisë dhe perspektivës euroatlantike të vendit. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

“Smrt za shiptari” në Stadiumin e Tearcës

Tetovë, 1 shkurt – Vazhdojnë provokimet ndaj shqiptarëve. Ndonëse rajoni i Tearcës nuk ka qenë i prekur nga provokimet me përmbajtje kërcënuese, kësaj radhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu