Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik Shaqir Bislimi, nuk ka marrë asnjë mjet për aktivitetin e tij. Po ashtu, klubi i boksit me kampion shtetëror vazhdon të funksionojë pa fonde.
Ndërkohë, financimi i të punësuarve në komunën e Çair-it shkon deri në 1.9 milion euro, një shifër që ngre pyetje serioze mbi prioritetet e ndarjes së mjeteve publike.
Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë: si është e mundur që sportistët kampionë të trajtohen me zero mbështetje, ndërsa fondet e majme shkojnë për administratën?
