VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta shlyen nga kushtetuta njollën e turpit dhe nofkën e përdhosjes për gjuhën shqipe që quhet si 20%!

Por ama, rasti më flagrant ishte prononcimi i kryekomitit Micko mbi ndryshimet kushtetuese, ku ai “ia preu me sëpatë të madhe” shpresat jo vetëm birbove nga VREDI por edhe opozitës shqiptare kur tha se derisa ai të jetë kryeministër nuk do të ketë ndryshime.

Me një fjalë zotimet dhe premtimet e degës se komiteve të sajuar me emrin VREDI, ngelën premtime të thata për ndryshimin dhe u thanë si boja e stilolapsit pas hyrjes në qeverinë e koalicionit si një kujtim i hidhur i premtimit të tyre që nuk u bë realitet.

Loja e madhe në kampin shqiptar për ndryshimin ishte krijimi i degës së VMRO-së të quajtur VREDI nga despoti Micko, si vasalë të tij dhe njekohësisht si një goditje e fortë ndaj kampit shqiptar përmes levës VREDI, ku edhe pas dy vitesh bashkëqeverisje ndryshimi nuk duket gjëkundi.

Sjelljae ligjit për perfaqësim të drejt është një tjetër zhgënjim per çështjen shqiptare në državen e Severnistanit, ku nëse do të miratohet ai ligj qe njihet si ligji i Karakamishevës që bazohet në meritokraci dhe profesionalizëm dhe nuk i obligon institucionet publike të marrin parasysh perkatesinë etnike.

Me këtë ligj që na e paskësh sugjeruar Komisioni i Venedikut shqiptarët do të kenë trajtim të njejtë si në kohën e qoftë largut apo regjimit të druže Titos, ku do të afrohen në administratën publike vetëm ata poŝteni šiftari!

Që të jetë i mbuluar me përfaqësim edhe nga shqiptarët ky ligj e dërgojnë në Komisionin e Venedikut si përfaqësues të qeverisë bashkë me Karakamishevën edhe një servil tjetër të qeverisë si Arben Fetain, i cili tha se ky ligj është ligj që plotëson kërkesat e te gjitha palëve duke marrë pelqimin e këtij komisioni.

Sa i takon heqjes dhe shlyerjes së nofkës së 20%, ajo ka ngelur peng ne duart e Mickos dhe vredisteve qe heshtin ndaj kesaj perdhosje të identitetit gjuhësor te gjuhës shqipe si rast unikat në Europë që nje gjuhe e nje populli që përbën të paktën 30% të popullsisë te një shteti nuk quhet me gjuhën e tij por permes shifrave.

Si duket me këto qëndrime qyqarësh partiçkat shqiptare pa përjashtim në këto tri dekada të demonkraturës maqedone i kanë bërë varrin çështjes shqiptare!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu