Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet fjalë për qasjen në autostradë të banorëve të fshatrave të kësaj komune. Sipas informacioneve të deritanishme, nga Tetova deri në Gostivar do të ketë vetëm një kyçje kryesore edhe atë në fshatin Pirok mes territorit të komunës së Bogovinës dhe Vrapçishtit. Ndërsa, pothuajse të gjithë fshatrat do të kenë qasje në rrugën ndihmëse, e cila do të lidhet me korridorin. Këto shqetësime të këtyre banorëve janë shprehur edhe në takimin e fundit të kryetarit të Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, me përfaqësues të Bechtel Enka.

Kryetari Abazi thotë se në këtë takim janë marrë informacione lidhur me projektin, por pritet që të ketë edhe takime tjera. Krahas kësaj, është kërkuar infrastrukturë edhe për bujqit që janë në pjesën e poshtme të korridorit.

“Nga takimi që kishim, ne u furnizuam me disa informacione. Tani, nga takimi arritëm në përfundim se secili vendbanim do të ketë qasje në rrugën ndihmëse për në autostradë. Rrugë e cila do të ketë qasje direkte në Korridorin 8 do të jetë në fshatin Pirok, ku edhe është kufiri ndërmjet Komunës së Bogovinës dhe Komunës së Vrapçishtit, ndërsa të gjithë fshatrat do të kenë qasje, por përmes rrugës ndihmëse. Ne parashtruam kërkesa dhe këto kërkesa do të dorëzohen edhe zyrtarisht”, thotë kryetari i Komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Ndërkaq, kërkesa e kamotshme e banorëve të fshatit Zherovjan për nënkalimin mbetet çështje për diskutim, pohon kryetari Abazi.

“Ne kemi kërkuar që të bëhet edhe drenazhimi i autostradës sepse kemi fshatin Zherovjan që ndodhet poshtë autostradës, dhe aty kemi nënkalim. Po ashtu, e kemi fshatin Sedllarcë që ndodhet shumë afër autostradës, ndërsa pronat bujqësore i kanë poshtë autostradës, ku ka edhe ferma të cilët faktikisht duhet të kenë edhe rrymë dhe infrastrukturë tjetër përcjellëse, që mos kemi probleme ndërkohë. Për Zherovjanin kemi kërkuar nënkalim me të gjitha parametrat dhe një trotuar për lëvizje të banorëve”, thotë kryetari Abazi.

Problem tjetër, sipas tij, janë edhe shpronësimet pasi që toka që u është marrë qytetarëve nuk u paguhet mirë. “Është fakt se banorët tanë janë të dëmtuar me kompensimin e pronës. Shpresoj se do të ketë mirëkuptim, qytetarëve u bëj apel që të bëjnë ankimime dhe sa do të pranohen ankesat e tyre unë nuk e di, por do të jem në krah të qytetarëve”, tha kryetari Abazi. Edhe pse për këtë pjesë kryetari Abazi thotë komunat nuk kanë kompetenca, por nënvizon se do të përkrah banorët. /Koha/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

Taravari: (V)LEN u demaskua, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë – rruga drejt BE-së po mbyllet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas deklaratës publike të Kryeministrit Hristijan Mickoski se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu