Mickoski për takimin me Ahmetin: Do të ketë takim, ndonjëherë

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk u përgjigj konkretisht nëse do të ketë një takim tet-a-tet me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, takim i cili ishte rënë dakord që në takimin e liderëve. Nuk dihet nëse ky qëndrim i Mickoskit lidhet me faktin se Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja votoi kundër Ligjit për kundërvajtje, apo të ashtuquajturit “Safe City”, pasi më herët ishte rënë dakord që ata të jepnin mbështetje në Kuvend. Megjithatë, VMRO-DPMNE edhe pa BDI-në siguroi shumicë prej dy të tretash jo vetëm për ligjin për Safe City, por edhe shumicën e Badenterit për Avokatin e Popullit.

“Do të ketë takim… do të ketë takim… ndonjëherë”, tha Mickoski.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, javën e kaluar në emisionin “Click Plus” në TV21 madje siguroi se takimi do të realizohet shumë shpejt dhe se, nëse nuk merr ftesë, ai vetë do ta ftojë për bisedë.

Ahmeti: Është çështje kohe…
TV21: Ju do ta ftoni, apo prisni që ai t’ju ftojë?
Ahmeti: Nëse ai e shtyn ftesën, sigurisht që unë do ta ftoj. E mbaj për fjalë, sepse jemi marrë vesh të ulemi dhe të bisedojmë. Këto janë tema me rëndësi për shtetin dhe unë tani nuk do të shndërrohem në rojtar të paqes dhe stabilitetit.

Ahmeti në deklaratën e tij në takimin e liderëve tha se në takimin tet-a-tet me kryeministrin do t’i shtrojë temat e rëndësishme për qytetarët, si zgjedhja e Qeverisë me Badenter dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ligjet me shumicë të dyfishtë të jenë gjithashtu me Badenter.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dy zarfa të zi në Big Brother Albania VIP 5 – Brikena pretendon se janë për Rogertin dhe Keijsin

Sot, në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë mbërritur dy zarfe të zinj, por ende nuk është bërë e ditur kujt i përkasin...

Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të

Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar...

Deklaratat tronditëse të Surroit dhe Shalës: Pacolli erdhi si emisar special i Jelsinit dhe Millosheviqit në Kosovë

Behgjet Pacolli ishte paraqitur para spektrit politik kosovar si emisar i ish-presidentit rus Boris Jelsin në kulmin e luftimeve më 1998, menjëherë pas masakrave...

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu