Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati luftë në Luginën e Preshevës.

Një nga themeluesit e UÇPMB-së, Sami Azemi (Komandant Haxhija) ka kujtuar 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së, duke shkruar se lufta e kësaj ushtrie ishte zëri i një populli që refuzoi të nënshtrohej.

Azemi ka bërë thirrje nëpërmjet profilit të tij që Lugina e Preshevës mos të lihet në harresë, pasi çdo politikë që e lë në harresë Luginën është tradhti ndaj idealit për të cilin është derdhur gjak.

Shkrimi i plotë nga Sami Azemi, pa ndërhyrje:

26 vjet të daljes në skenë të UÇPMB-së

Pas përfundimit të luftës së UÇK-së, forcat paramilitare dhe ushtarake serbe u pozicionuan masivisht në Luginë, duke shtuar represionin, frikën dhe dhunën mbi popullatën shqiptare.

Përballë kësaj gjendjeje të rëndë, më 26 janar të vitit 2000, një grup i vogël bashkëluftëtarësh, me zemër të madhe dhe ideal të pastër, dolën në skenë për të mbrojtur popullatën e pambrojtur.

Lufta e UÇPMB-së ishte zëri i një populli që refuzoi të nënshtrohej, ishte thirrja e ndërgjegjes kombëtare për drejtësi, barazi dhe liri.

Sot, pas 26 vitesh, kujtojmë dëshmorët dhe luftëtarët e UÇPMB-së si simbol të sakrificës dhe rezistencës.

Gjaku i tyre nuk ishte i kotë, sepse ai u bë themel i qëndresës dhe shpresës për brezat që vijnë. Lugina e Preshevës do ta kujtojë gjithmonë zërin e tyre, sepse ai zë ishte zëri i lirisë, i bashkimit dhe i dinjitetit kombëtar.

Sot, përballë sakrificës së UÇPMB-së, spektri politik në Kosovë dhe në Luginë nuk ka të drejtë të heshtë, të përçahet apo të harrojë.

Ata që luftuan nuk pyetën për parti, por për atdhe. Prandaj, çdo politikë që e lë Luginën në harresë, është tradhti ndaj idealit për të cilin u derdh gjak. Lavdi UÇPMB-së. Lavdi dëshmorëve të Luginës së Preshevës. Lavdi idealit për liri dhe bashkim kombëtar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sela për Taravarin rreth “Safe City”: Temat serioze s’i lihen n’duar njerëzve joserioz!

Gazetari: Edhe Aleanca për Shqiptarët e zotit Taravari, ka paralajmëruar se këtë ligj do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja që ju po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu