Aksion në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël të komunës së Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë vepruar pas informatave nga qytetarët se në një lokacion të caktuar mund të gjendeshin armë dhe municion.

Menjëherë pas daljes në terren dhe kontrollit të një shtëpie të pabanuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar: 9 granata dore, 538 fishekë,3 karikatorë për armë automatike.

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka bërë trajtimin dhe sigurimin e mjeteve shpërthyese pa rrezik për qytetarët dhe ambientin përreth.

Të gjitha veprimet policore janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me rastin, deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin emergjent 192.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sela për Taravarin rreth “Safe City”: Temat serioze s’i lihen n’duar njerëzve joserioz!

Gazetari: Edhe Aleanca për Shqiptarët e zotit Taravari, ka paralajmëruar se këtë ligj do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja që ju po...

Ziadin Sela e dërgon “Safe City”-n në Gjykatën Kushtetuese

Ziadin Sela njoftoi sot në konferencë për media se ligji “Safe City” tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai nuk zbatohet në të...

Vuçiç ironizon takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe: “Më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend...

VLEN e shet “Safe City”-n si shpëtim jete, ndërsa shmang përgjegjësinë për zhvatje dhe selektivitet

VLEN e prezanton sistemin “Safe City” si domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës dhe sigurinë publike, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kamera apo...

“Sindikalistët” do të protestojnë për rritjen e pagës minimale në 600 euro

Lidhja e Sindikatave ka njoftuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar. Qëllimi kryesor i protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu