VLEN e shet “Safe City”-n si shpëtim jete, ndërsa shmang përgjegjësinë për zhvatje dhe selektivitet

VLEN e prezanton sistemin “Safe City” si domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës dhe sigurinë publike, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kamera apo gjoba, por për parandalimin e aksidenteve dhe humbjes së jetëve njerëzore.
Megjithatë, pas këtij diskursi moralizues, mbetet e hapur pyetja kryesore: pse rendi dhe ligji po zbatohen vetëm përmes kamerave, ndërsa problemet reale të qytetarëve mbeten të paprekura?
VLEN sulmon BDI-në për qëndrime kontradiktore dhe pazare politike, duke e akuzuar për bllokadë dhe kaos të brendshëm. Sipas tyre, refuzimi i “Safe City” nga BDI lidhet me frikën nga transparenca dhe rendi.
Por qytetarët shohin një realitet tjetër: kamera që funksionojnë, gjoba që mbërrijnë, ndërsa premtimet e tjera mbeten në letër. Kazinotë vazhdojnë të operojnë, selektiviteti në zbatim të ligjit mbetet prezent dhe drejtësia perceptohet si e njëanshme.
VLEN deklaron se nuk do të lejojë pazare politike në kurriz të jetëve njerëzore dhe se “Safe City” do të zbatohet pavarësisht kundërshtimeve. Por debati tashmë ka nisur:
a është ky sistem vërtet për sigurinë e qytetarëve, apo një tjetër mekanizëm ndëshkimi pa barazi?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

Sela për Taravarin rreth “Safe City”: Temat serioze s’i lihen n’duar njerëzve joserioz!

Gazetari: Edhe Aleanca për Shqiptarët e zotit Taravari, ka paralajmëruar se këtë ligj do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja që ju po...

Ziadin Sela e dërgon “Safe City”-n në Gjykatën Kushtetuese

Ziadin Sela njoftoi sot në konferencë për media se ligji “Safe City” tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai nuk zbatohet në të...

Vuçiç ironizon takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe: “Më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend...

Aksion në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël të komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu