Më ofruan 5 milionë euro që të ndërroja fenë, por nderi dhe liria nuk janë për shitje!

Nga Remi Ilir Kushi

Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu një vend pune si drejtues emisioni në një televizion kryesor shqiptar, plus cmim letrar si shkrimtar i vitit.

Kushti ishte t’u konvertoja në ortodoks. Pagezimin do e kryente Fatmir Abedin Palushi nga Ballabani i Permetit, i njohur si Joani. Anastas Janullatos kishte pak kohë që kishte vdekur. Do të kisha mbeshtetje të Filiki Eteria Greke për formimim e një grupi parlamentar çam. Programi ishte te konvertoja sa më shumë çamër dhe të denoncoja besimin islam, duke intimiduar njerëzit me parrullat greke: islami është një besim fetar i ardhur me dhunë e terror në trojet shqiptare.

U ndjeva i ofenduar. Ku e gjetën tërë atë guxim, ti vinin cmim nderit dhe integritetit tim si njeri. Nuk kishte poshterim më të madh.
Ato momente u ndjeva si disa burrakurva të sotêm, që për një suflaqe greke, a vend pune, natë e ditë shndërrohen në altoporlantë të greqizimit të Shqiperisë, duke hedhur vrerë mbi shqiptarët myslimanë, pse nuk e tradhetojnë atdheun e tyre.

Më vjen keq për ortodoksét shqiptarë, të cilët po baltosen nga sjellja e shemtuar e disa të konvertuarve myslimanë ne ortodoks, veçanërisht në zona të jugut të Shqiperisë. Ortodoksët e vërtetë shqiptarë ndryshojnë nga shpirtshiturit e konvertuar. Janë të edukuar, të kultuaruar dhe të shkolluar.

Vellai im i vogël është i martuar me një ortodokse, nga familja e një prej ortodoksëve më të shquar të Shqiperisë, ndoshta figura më e madhe shqiptare:
Kosta Çekrezin me origjinë nga Ziçishti. I edukuar në Harward. Vellai im i vogël është praktikant mysliman, që falet pesë herë në ditë. Disa herë ka shkuar ne Meka për të permbyshur deryrimet ndaj besimit të tij, por për asnjë moment, nuk e sheh besimin ortodoks si një kundershtar, por si respekt.

Ne shqiptarët historikisht ne çdo periudhë kemi jetuar në harmoni. Fenë e kemi trajtuar si subjekt privat. Por me ardhjen e demokracisë, linden antagonizma. Shkaku kryesor është kisha greke, e cila për asnjë moment nuk heq dorë nga zhdukja e gjuhës dhe kombit Shqiptar. Fatkeqesisht budallenje dhe tradhetarë në ditët e sotme kemi plot.

Sa për pasuri, kam gjetur El Doradon te plazhi i Golemit. Nuk ka më bukur se puna e ndershme. Ti bësh ëndrrat e jetës realitet, duke komunikuar me lexues të librit tend, i lirë, pa pronar mbi kokë, në ora 12-të të natës.
Atmosfera e një parajse mbi tokë:
deti -lexuesi – libri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç ironizon takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe: “Më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend...

Aksion në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël të komunës së...

VLEN e shet “Safe City”-n si shpëtim jete, ndërsa shmang përgjegjësinë për zhvatje dhe selektivitet

VLEN e prezanton sistemin “Safe City” si domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës dhe sigurinë publike, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kamera apo...

“Sindikalistët” do të protestojnë për rritjen e pagës minimale në 600 euro

Lidhja e Sindikatave ka njoftuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar. Qëllimi kryesor i protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600...

Ilir Demiri arsyetohet pse votoi “Safe City”: Ligji do të kalonte edhe pa votën time

Deputeti i pavarur Ilir Demiri i cili së bashku me deputetët e VMRO-së, VLEN-it, ZNAM=it dhe Levicës votoi pro ndryshimeve ligjore të cilat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu