HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan. Princi që ka shërbyer dy herë në misione tha se sakrificat e trupave të Aleancës duhen përmendur me respekt

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s

Princi Harry i Britanisë së Madhe tha se sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan duhet të përmenden “me të vërtetë dhe me respekt”, duke kundërshtuar deklaratat e Donald Trump se aleatët qëndruan larg vijës së frontit.

Deklaratat e tij u mbështetën nga disa vende aleate, ndërsa sipas të dhënave zyrtare mbi 3,500 ushtarë të koalicionit humbën jetën në konflikt, përfshirë 457 britanikë.

Ngrica në Afganistan ka sjellë viktima/ Ndërrojnë jetë 61 persona për shkak të reshjeve të rënduara të dëborës
Princi Harry tha se sakrificat e trupave të NATO-s duhet të përmenden “me të verteta dhe me respekt” në një reagim pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili pretendoi se aleatët qëndruan larg vijave të frontit në Afganistan.

“Unë shërbeva atje. Fitova miq për gjithë jetën. Dhe humba miq atje,” tha Duka i Sussex-it, që është diskoluar dy herë me misione në Afganistan, pasi nderoi trupat e NATO-s të vrarë në konflikt

Disa vende të botës iu bashkuan SHBA-ve në operacionin në në Afganistan pasi u aktivizua klauzola e sigurisë kolektive të NATO-s pas sulmeve të 11 shtatorit.

“Në vitin 2001, NATO aktivizoi Nenin 5 për herë të parë – dhe të vetmen – në histori. Kjo do të thoshte se çdo vend aleat ishte i detyruar të qëndronte përkrah Shteteve të Bashkuara në Afganistan, në ndjekje të sigurisë sonë të përbashkët. Aleatët iu përgjigjën kësaj thirrjeje.”

Princi Harry theksoi se mijëra familje u prekën nga lufta dhe se këto humbje nuk duhet të minimizohen. “Ato sakrifica meritojnë të fliten me të vërteta dhe me respekt, ndërsa ne mbetemi të bashkuar dhe besnikë ndaj mbrojtjes së diplomacisë dhe paqes.”, shtoi Princi britanik.

Deklaratat e Trump kanë shkaktuar reagime të forta edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kryeministri Keir Starmer “fyese dhe të papranueshme”, duke theksuar se ushtarët britanikë treguan guxim dhe sakrificë në vijën e parë të frontit.

Reagime pati edhe nga vende të tjera aleate. Polonia dhe Kanadaja kundërshtuan pretendimet e Trump, duke theksuar se trupat e tyre luftuan në zonat më të rrezikshme të Afganistanit.

Groenlanda – Trump-it: Larg duart nga mineralet tona!
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 3,500 ushtarë të koalicionit humbën jetën në këtë konflikt, përfshirë 457 britanikë, shumica e të cilëve në provincën Helmand.

Shqipëria kontribuoi me trupa ushtarake që nga viti 2002, në kuadër të misionit të NATO-s ISAF dhe më pas në misionin “Resolute Support”.

Presidenti Donald Trump ka përsëritur kritikat ndaj NATO-s, duke vënë në dyshim mbështetjen e aleancës ndaj SHBA-së në rast nevoje, ndërsa ka akuzuar disa vende për shpenzime të ulëta në mbrojtje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

Policia gjen dhe sekuestron armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete shpërthyese gjatë një aksioni të zhvilluar sot në fshatin Joshevik,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu