Policia gjen dhe sekuestron armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete shpërthyese gjatë një aksioni të zhvilluar sot në fshatin Joshevik, në komunën e Zveçanit.

Sipas njoftimit në Facebook, rreth orës 09:20, Policia e Kosovës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit, gjatë kontrollit të një shtëpie të braktisur ka gjetur dhe sekuestruar, 1 armë automatike AK-47, 1 pushkë gjysmë automatike dytytëshe, 10 karikatorë të zbrazët, 6, karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 fishekë për pushkë automatike, 14 fishekë për pushkë, gjysmë automatike, 1 rrip për fishekë, 2 granata dore M50, pajisje për pastrimin e armëve.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.Deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës po ashtu ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme, si dhe ka inkurajuar që çdo rast të dyshimtë apo veprim të kundërligjshëm ta raportojnë në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor.

“Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thotë Policia.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu