Zv.kryeministri shqiptar🇦🇱 dhuron shenjtoren shqiptare🇦🇱 Nënë Tereza, por vetëm në maqedonisht🇲🇰!

Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, në Takimin e Liderëve 2026 në Davos, të organizuar nga Abraham House, ka hapur më shumë pikëpyetje sesa mesazhe politike me peshë.

Sali, si njeriu i dytë në hierarkinë e qeverisë dhe përfaqësues i shqiptarëve në ekzekutivin e Shkupit, ka komunikuar publikisht për pjesëmarrjen e tij pa përdorur gjuhën shqipe, duke zgjedhur një diskurs tërësisht në gjuhë të huaj. Ky veprim shihet si problematik, jo thjesht në aspektin formal, por në dimensionin politik dhe përfaqësues.

Si zëvendëskryeministër shqiptar, Bekim Sali është pikërisht figura që duhet ta respektojë dhe ta mbrojë gjuhën shqipe, sidomos në paraqitjet publike ndërkombëtare, ku identiteti politik dhe kombëtar artikulohet përmes simbolikës dhe gjuhës. Mungesa e shqipes në këtë rast nuk është detaj teknik, por zgjedhje politike.

Edhe më e diskutueshme është simbolika e dhuratës që Sali ka ndarë gjatë këtij takimi. Një dhuratë me figurë e Nënë Terezës, e njohur me emrin e saj ne gjrin familjar në Shkup si Gonxhe Bojaxhiu. Nënë Tereza, ashtu si vetë zëvendëskryeministri, ka lindur në Shkup dhe ishte shqiptare. Pikërisht për këtë arsye, kjo simbolikë do të duhej të shoqërohej me një narrativë të qartë identitare dhe kulturore, gjë që nuk ka ndodhur.

Në mungesë të gjuhës shqipe dhe të një artikulimi të drejtpërdrejtë për përkatësinë shqiptare të figurës së Nënë Tereza, gjesti rrezikon të mbetet thjesht dekorativ, pa mesazh politik dhe pa qëndrim përfaqësues.

Për një zyrtar të këtij niveli, përfaqësimi nuk matet vetëm me pjesëmarrje në panele ndërkombëtare, por me qartësi qëndrimi, përgjegjësi ndaj rolit dhe respekt ndaj komunitetit që përfaqëson. Në këtë rast, prania e Bekim Salit në Davos ngre pyetjen thelbësore:
a ishte ky një angazhim për përfaqësim real politik të shqiptarëve, apo thjesht një prezencë protokollare pa substancë?

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Bordi i Paqes, i iniciuar të enjten në Davos, ka thelluar ndarjet brenda Evropës dhe se...

Macja Skaj në qendër të vëmendjes: Alarm në Kisela Vodë, 3000 euro për gjetjen e macës

3000 euro SHPËRBLIM! Kërkohet Skaj – Mace femër, e humbur në Kisela Vodë, mes Çeshmës dhe shkollës “Partenija Zografski”. Dallohet sepse ka ngjyrë gri të çelët...

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu