Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Zvicër për t’u takuar me udhëheqësit botërorë në samitin e Davosit.
E para në agjendën është një pritje me udhëheqës biznesi, përpara se të mbajë një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror më vonë.
Fjalimi i udhëheqësit amerikan mbahet në kohën e tensioneve me liderër evropianë lidhur me Grenlandën.
SHBA-ja thotë se dëshiron ta ketë kontrollin mbi territorin autonom të Danimarkës, për arsye të sigurisë kombëtare.
