Avioni i Trumpit kthehet në Washington pak pasi u nis për në Zvicër

Aeroplani i presidentit të SHBA-së Donald Trump, Air Force One, është kthyer në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën, pak pasi ishte nisur për në Zvicër të martën në mbrëmje.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se vendimi për t’u kthyer është marrë pas ngritjes, kur ekuipazhi në bordin e Air Force One kishte identifikuar “një problem të vogël elektrik” dhe, për shkak të kujdesit të tepruar, kishte vendosur të kthehej.

Një gazetar në bord ka thënë se dritat në kabinën e shtypit të avionit ishin fikur pak pas ngritjes, por atyre nuk u ishte dhënë ndonjë shpjegim.

Rreth gjysmë ore pas fillimit të fluturimit, gazetarëve u ishte thënë se avioni do të kthehej.

Trumpi pritej të hipte në një avion tjetër dhe të vazhdonte udhëtimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ku do të mbajë edhe fjalim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

KËRCËNOHET LIRIM MEHMETAJ “3 OKFIRA ME T’I SHPRAZ NË LULË TË BALLIT FRIK E KI”

Një person me emrin Xhavit Nuredini, ka shkruar një koment kërcënues në adresë të gazetarit Lirim Mehmetaj. Kërcënimi i këtij personi, vjen te tema e...

Trump mbërrin në Zvicër për t’u takuar me udhëheqësit botërorë në Davos

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Zvicër për t’u takuar me udhëheqësit botërorë në samitin e Davosit. E para në agjendën është një...

Netanyahu ndryshon qëndrim: Izraeli do t’i bashkohet komitetit të paqes të Trumpit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të mërkurën se kishte rënë dakord të bashkohej me Këshillin e Paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, pas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu