Këto janë armët që u gjetën te Arianit Sllamniku, i arrestuar për veprimtari mjekësore të kundërligjshme

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori Rajonal i Hetimeve në DRP Gjilan, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe bazuar në autorizimin e Prokurorit të Shtetit, ka ndërmarrë veprime fillestare hetimore ndaj Arianit Sllamnikut (1978), i dyshuar për ushtrimin e kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe eksperimentet e paligjshme mjekësore.

Gjatë kontrollit të kryer në pronat e të dyshuarit, me asistencën e inspektorëve nga Ministria e Shëndetësisë, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri të gjata dhe dy armë zjarri të shkurtra, si dhe sasi të ndryshme municioni dhe karikatorë të armëve.

Përveç armëve, gjatë kontrollit u sekuestruan medikamente të ndryshme, libra protokolli dhe pajisje elektronike, përfshirë shtëpizë kompjuteri, telefon dhe microçipa.


I dyshuari u intervistua në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Ky rast është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për veprimtari mjekësore të dyshuara dhe shkelje të KPRK-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

KËRCËNOHET LIRIM MEHMETAJ “3 OKFIRA ME T’I SHPRAZ NË LULË TË BALLIT FRIK E KI”

Një person me emrin Xhavit Nuredini, ka shkruar një koment kërcënues në adresë të gazetarit Lirim Mehmetaj. Kërcënimi i këtij personi, vjen te tema e...

Trump mbërrin në Zvicër për t’u takuar me udhëheqësit botërorë në Davos

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Zvicër për t’u takuar me udhëheqësit botërorë në samitin e Davosit. E para në agjendën është një...

Netanyahu ndryshon qëndrim: Izraeli do t’i bashkohet komitetit të paqes të Trumpit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të mërkurën se kishte rënë dakord të bashkohej me Këshillin e Paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, pas...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu