Ferizaj, 20 janar – Zymeri nga Jezerci i Ferizajt është babai i dëshmorit Sali Baliu dhe i 5 ushtarëve të UÇK-së.
Sot, ai jeton me qira, në kushte të rënda, bashkë me rejen dhe 3 fëmijët.
Ish-i burgosur politik, me 12 muaj burg në Pozharevc, ky baba i sakrificës nuk kërkon luks kërkon vetëm një banesë për të jetuar me dinjitet.
