Moment historik në Rekën e Epërme – Sefer Selimi: Falë angazhimit të Ambasadorit Denion Meidani, uji u bekua për herë të parë në shqip

Moment historik në Rekën e Epërme: Uji u bekua për herë të parë në shqip pas gati një shekulli Për herë të parë pas thuajse një shekulli, bekimi i ujit u mbajt edhe në gjuhën shqipe në Rekën e Epërme, duke shënuar një moment të veçantë historik, shpirtëror dhe kulturor për besimtarët ortodoksë shqiptarë. Liturgjia e kënduar nga At Nikoll Kedhi jehoi kreshtave të Rekës së Epërme, si një thirrje simbolike për rrënjët e harruara dhe për bijtë e kësaj treve. Bekimi i ujërave të Radikës u shndërrua në një akt që tejkaloi dimensionin fetar, duke u përjetuar si rikthim i kujtesës kolektive dhe i identitetit gjuhësor. Ngjarja u zhvillua në frymën e festës së shenjtë që simbolizon shndërrimin dhe hapjen shpirtërore, duke u vlerësuar si një moment thellësisht njerëzor dhe bashkëkohor, me mesazh të qartë për bashkëjetesë dhe tolerancë ndërfetare. Ky organizim u bë i mundur falë angazhimit të ambasadorit të Shqipërisë, Sh.T. Denion Meidani, si dhe peshkopit Antaninski, z. Partenij, duke u konsideruar si një shembull konkret i harmonisë dhe respektit ndërfetar. Me këtë rast, u përcollën urime për besimtarët ortodoksë dhe për të gjithë ata që festojnë këtë ditë të shenjtë. titulli te jet per angazhimin e Ambasadorit denion meidani

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pollozhani i reagon Astrit Isenit: Përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse në MPB është politikë e qëllimshme

Kryetari i Degës së BDI-së në komunën e Strugës, Faton Pollozhani, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i...

Krenar Lloga: Skandal institucional- 50 pozita, 35 vite dhe zero përfaqësim në Regjistrin Qendror

Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Regjistrin Qendror për diskriminim të vazhdueshëm institucional ndaj...

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu