Rusia thotë se Putini mori ftesë nga Trump për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus, Vladimir Putin është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes”, një organ i ri ndërkombëtar që synon adresimin e konflikteve, duke filluar me situatën në Gaza, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për mediat në Moskë, Peskov tha se Rusia po e analizon propozimin.

“Po, me të vërtetë, presidenti Putin përmes kanaleve diplomatike, mori ftesë për t’u bashkuar me këtë Këshill të Paqes. Për momentin, ne po shqyrtojmë të gjitha detajet e këtij propozimi, përfshirë shpresën për kontakte me palën amerikane për të sqaruar të gjitha nuancat”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë njoftoi formimin e Bordit të Paqes në një deklaratë të premten, duke e përshkruar atë si të destinuar të “luajë rol thelbësor në përmbushjen” e 20 pikave të planit të presidentit Trump për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës së Izraelit në Gaza dhe për të rindërtuar enklavën si dhe “të ofrojë mbikëqyrje strategjike, të mobilizojë burimet ndërkombëtare dhe të sigurojë llogaridhënie ndërsa Gaza kalon nga konflikti në paqe dhe zhvillim”.

SHBA-ja gjithashtu formoi Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG) për të zbatuar fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të Trumpit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, së bashku me një Bord ekzekutiv themelues dhe një Bord ekzekutiv të Gazës në mbështetje të NCAG-ut.

Trump ka ftuar gjithashtu udhëheqës të tjerë botërorë që t’i bashkohen Bordit të Gazës, përfshirë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shtëpia e Bardhë publikon emrat që do ta udhëheqin Gazën, në mesin e tyre edhe Hakan Fidan

Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten anëtarët e një komiteti të ri “teknokratik” që do të mbikëqyrë tranzicionin e pushtetit në Rripin e Gazës,...

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të...

Dështon kapja e të dyshuarit për vrasje! I dyshuari nga Batinca ende në arrati, aksioni vazhdon

Mbrëmë policia ka zhvilluar një aksion, duke bastisur disa objekte në fshatin Batincë të Shkupit, në përpjekje për të kapur një të dyshuar për...

SHBA LARGOHET NGA IRAKU! Bagdadi konfirmon fundin e pranisë ushtarake amerikane federale

Qeveria e Irakut ka njoftuar tërheqjen e plotë të forcave amerikane nga të gjitha objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, duke shënuar fundin...

Kufizime të përkohshme të qarkullimit në Shkup! Testohen dhe kalibrohen kamerat e “Safe City”

Duke nisur prej nesër, e martë, e deri të shtunën, do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i kamerave të projektit Safe City, informoi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu