Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e ka cilësuar këtë situatë si të papranueshme, duke kërkuar veprim të shpejtë, të vendosur dhe të ashpër nga Prokuroria, ndërsa ka paralajmëruar se çdo hezitim rrezikon besimin në demokraci dhe të ardhmen e vendit.
Postimi i plotë:Rinumërimi e vërtetoi atë që dyshohej:
procesi zgjedhor dhe vullneti i qytetarëve janë devijuar.
Kjo është e papranueshme dhe nuk guxon të kalojë pa përgjegjësi.
Prokuroria duhet të veprojë shpejt, vendosur dhe ashpër.
Çdo hezitim është bashkëfajësi.
Nëse kjo relativizohet sot, nesër rrezikojmë të humbim jo vetëm votën, por besimin në demokraci dhe në të ardhmen tonë.
