Një i vdekur nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Në Klinikën Infektive dje ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar, tek i cili ishte konfirmuar influenzë A.

Pacienti, siç informoi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, ishte me sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, edhe pse bënte pjesë në grupin e rrezikut.

“Pacienti u soll në gjendje jashtëzakonisht të rëndë të përgjithshme, me bronkopneumoni masive të zhvilluar. Ai u trajtua menjëherë dhe në kohë nga ekipi mjekësor në repartin e kujdesit intensiv, por pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra, fatkeqësisht pacienti ndërroi jetë. Duhet theksuar se pacienti kishte shumë komorbiditete: sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), kardiomiopati dhe sëmundje të tjera.
Është shumë e rëndësishme të theksohet edhe një herë se pacienti nuk ishte i vaksinuar, edhe pse bënte pjesë në grupin e pacientëve që duhej të merrnin vaksinën sezonale kundër gripit”, deklaroi Cana.

Pacienti është nga brendësia e vendit, u soll në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe u vendos menjëherë në ventilim mekanik, tek ai simptomat kishin zgjatur pesë ditë para pranimit në spital.

Në Klinikë, siç informoi Cana aktualisht janë të hospitalizuar rreth 25-30 pacientë, disa prej tyre me gjendje më të lehtë dhe të tjerë me gjendje më të rëndë, prej të cilëve disa me mbështetje oksigjeni, ndërsa vetëm një në ventilim mekanik si rast më i rendë. Kjo është viktima e dytë këtë sezon me grip, pasi javën e kaluar në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një paciente 75-vjeçare.

BoneControl
Збогум, болка во зглобовите! Нов метод за обновување без инјекции
×

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bilanc tragjik gjatë protestave në Iran! Të paktën 5 mijë persona të vrarë, mes tyre qindra personel sigurie

Të paktën 5,000 persona janë vrarë në protestat në Iran, përfshirë rreth 500 personel sigurie, tha të dielën një zyrtar iranian në rajon, duke...

Nura: Vullnet i qytetarëve është devijuar, Prokuroria të veprojë shpejt dhe ashpër – Çdo hezitim është bashkëfajësi

Fadil Nura ka deklaruar se rinumërimi i votave ka konfirmuar dyshimet për devijim të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve, raporton GazetaBlic.Ai e...

Pas zgjedhjeve në rizgjedhje? Krasniqi: Fitorja e Kurtit po e fut Kosovën në krizë, ja çfarë po ndodh në të vërtetë

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Dardan Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News” komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar sfidat e...

Studentët në Serbi kthejnë protestat në fushatë politike, Vuçiç i trembet zgjedhjeve të parakohshme

Serbia ka hyrë de facto në një periudhë parazgjedhore që nga fillimi i vitit 2026, edhe pse data e zgjedhjeve parlamentare ende nuk është...

Bajrami e LDK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën. Bajrami, mes tjerash, ka apeluar edhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu