Haradinaj përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarët e shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 44-vjetorin e rënies së tyre, duke i cilësuar si ndër figurat më të hershme dhe më të rëndësishme të lëvizjes për liri dhe pavarësi.

Në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në Dubovik të Deçanit, Haradinaj, së bashku me bashkëpunëtorë dhe qytetarë, bëri homazhe në nderim të sakrificës dhe heroizmit të tyre.

Ai theksoi se guximi dhe angazhimi i hershëm i Gërvallajve dhe Kadri Zekës në lëvizjet çlirimtare kanë qenë burim frymëzimi për brezat pasues dhe për vazhdimin e pandalur të rrugës drejt lirisë.

Sipas Haradinajt, kjo rrugë u kurorëzua më vonë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila solli lirinë dhe themelet e shtetësisë së Kosovës.

“Lavdi të rënëve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme”, ka përfunduar Haradinaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skënderbeu përjetë në histori: 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar

Sot mbushen plot 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë. Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar...

Më shumë se 3,000 të vdekur në protesta në të gjithë Iranin

Më shumë se 3,000 njerëz kanë vdekur në protesta në të gjithë Iranin, sipas grupit amerikan të të drejtave të njeriut HRANA, ndërsa vetëm...

“Ose burg ose litar”: Hysni Gucati me shumë plagë në luftë, kërcënohet nga dhjetëra komentues në rrjete sociale

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka publikuar në rrjetin e tij social disa komente kërcënuese ndaj tij. Në mesin e tyre, ka edhe kërcënime të...

Edhe Maqedonia së shpejti me shërbim të detyrueshëm ushtarak, paralajmëron ministri i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, mbështet idenë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Maqedoni, por thekson se vendi aktualisht nuk ka burime...

Reshat Ameti nga BDI: Mësimdhënësit në Çair pa paga

Reshat Ameti nga BDI ka reaguar ashpër sot ndaj vonesës së pajustifikueshme të pagave për qindra mësimdhënës në Komunën e Çairit, duke e cilësuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu