Bild: Trump anuloi sulmin ndaj Iranit në minutën e fundit, avionët ishin ngritur

Lëvizjet ushtarake të SHBA-së në orët e fundit ngritën pritshmëri për një ndërhyrje të afërt kundër Iranit, por operacioni u pezullua në momentet e fundit, raportoi gazeta gjermane Bild, duke cituar burime pranë administratës amerikane.

Sipas raportimeve, personeli amerikan ishte larguar nga disa baza në rajon, hapësira ajrore mbi Iran u mbyll dhe avionë cisternë u ngritën nga baza amerikane në Katar. New York Times raportoi se bombardues me rreze të gjatë veprimi ishin vënë në gatishmëri, por një zyrtar amerikan konfirmoi më vonë se procesi ishte “ngrirë”.

Presidenti Donald Trump deklaroi se Irani kishte ndaluar ekzekutimet e protestuesve, duke shtuar se Uashingtoni kishte marrë “informacion shumë të mirë” mbi situatën. Teherani, nga ana e tij, mohoi planet për ekzekutime të afërta.

Analistët mbeten të ndarë nëse pezullimi është taktik apo një ndryshim real kursi. Analisti izraelit Amir Bohbot tha se Trump ndërhyri personalisht për të ndaluar sulmin, duke kërkuar garanci se çdo veprim ushtarak do t’i jepte një goditje vendimtare regjimit iranian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona dhe Klodi natën e mbyllin bashkë në dush (VIDEO)

Elijona dhe Klodi pak para se të flinin, kanë vendosur që të bëjnë nga një dush të shpejtë bashkë. Gjatë procesit, pati edhe ‘ngacmime’ të...

Ndodh edhe kjo në BBVK: Arditi bën “twerk” (VIDEO)

Një moment qesharak ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë më të madhe në vend. Arditi është përpjekur të bëjë ‘twerk’, dhe ia ka dalë goxha mirë,...

Analisti Shala: VV do ta propozojë Bekim Jasharin për president (VIDEO)

Analisti politik, Azdren Shala në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka deklaruar se çështja e presidentit do të përcaktojë të ardhmen e Kosovës. Shala...

U martua si 110 vjeç, vdes burri nga Arabia Saudite i lindur në vitin 1884

“Burri më i vjetër” i Arabisë Saudite thuhet se ka vdekur në moshën 142 vjeç, duke lënë pas 134 fëmijë dhe nipër e mbesa. Nasser...

Meloni, Le Pen, Salvini dhe Netanyahu mbështesin Orban: Evropa ka nevojë për ty

Udhëheqës të ekstremit të djathtë nga vende të ndryshme të botës janë bashkuar publikisht në mbështetje të kryeministrit hungarez Viktor Orbán, duke theksuar rëndësinë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu