Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me fokus sigurimin e shumicës së nevojshme prej dy të tretash për projektin “Qyteti i Sigurt”, Ligjin për Kundërvajtje dhe çështjet që lidhen me zbatimin e parimit të Badenterit në Gjykatën Kushtetuese.

Pas përfundimit të takimit të liderëve parlamentarë, Ahmeti theksoi se për çështje të ndjeshme si shfuqizimi eventual i qeverisë teknike, duhet të përfshihet edhe bashkësia ndërkombëtare, përcjell INA.

“Duhet të kërkohet qëndrim nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vend,” deklaroi ai.

Lidhur me sistemin “Qyteti i Sigurt”, Ahmeti tha se BDI në parim e mbështet projektin, duke theksuar se ai është iniciuar që para një dekade, por se duhet të shqyrtohen amendamentet e dorëzuara në Kuvend.

“Për këtë mbetet që koordinatorët e grupeve parlamentare të takohen dhe të gjejnë një zgjidhje të pranueshme,” shtoi ai.

Një tjetër temë e hapur në diskutime ka qenë reforma zgjedhore. Ahmeti konfirmoi se është biseduar për modelin me një njësi zgjedhore, duke theksuar se BDI nuk është kundër këtij koncepti, por ka kushte të qarta.

“Nuk jemi kundër një njësie zgjedhore, por kërkojmë lista të hapura dhe prag minimal zgjedhor prej 5 për qind. Po ashtu, duhet të shqyrtohen edhe modalitetet e votimit të diasporës,” tha lideri i integristëve.

Ai shtoi se nevojiten konsultime shtesë për Kodin Zgjedhor dhe paralajmëroi diskutime të tjera me kryeministrin.

“Gjithashtu diskutuam se duhet të bëhen konsultime shtesë për Kodin Zgjedhor, me çka ne pajtohemi që të ketë një njësi zgjedhore. Kam edhe pika të tjera për të cilat duhet t’i diskutoj me kryeministrin Hristijan Mickoski në një takim tjetër,” deklaroi Ahmeti.

Takimi i paralajmëruar mes Mickoskit dhe Ahmetit po vlerësohet nga qarqet politike si një zhvillim i i ri interesant, dhe se a po sinjalizohet ndonjë përafrim midis këtyre dy subjekteve politike, pas një polarizimi të ashpër midis tyre.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shaholli: Kush do ta kalëroj VREDI-n?

Lideri që do të kalëroj me subjektin e stisur nga Micko me emrin e vërtetë VREDI, do të zgjidhet së shpejti thonë vredistët, ku...

Debat i ashpër mes Inës dhe Brikenës në BBV: Do sponsor për të të paguar miss-in

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, tensionet janë rritur mes dy banoreve, Brikena Selmani dhe Ina Aderi, të cilat janë përfshirë sot në një...

Tallje për martesën e tretë, Blero reagon ndaj komentuesve

Natën e 12 janarit, në rrjet nisën të qarkullonin pamjet nga dasma e Bleros me partneren e tij, Eronita. Çifti i dha fund beqarisë...

Pas përplasjeve me SHBA, Kanadaja bën pakt me Kinën. Carney takon Xi Jinping në Pekin: Jemi në një mendje edhe për Groenlandën

Kanadaja dhe Kina kanë arritur një marrëveshje fillestare tregtare që do të ulë ndjeshëm tarifat për automjetet elektrike dhe kanolën, tha të premten kryeministri...

Tentoi të godiste me thikë një grua, policia neutralizon autorin brenda qendrës tregtare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Hong Kong. Pamjet tragjike kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa shihet momenti kur policia ndërhyn për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu