Muharremi: Sulmi ndaj gazetarëve nuk e shpëton LDK-në, përgjegjësia për humbjen është e lidershipit, jo e mediave

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas postimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Muharremi ka thënë se gazetarët nuk kanë përgjegjësi për dështimin e LDK-së, por që faturën duhet ta mbajë lidershipi i partisë.

Postimi:

Sulmi ndaj gazetarëve nuk e shpëton LDK-në, përgjegjësia për humbjen është e lidershipit, jo e mediave

Sulmi i Lumir Abdixhikut ndaj disa gazetarëve pas zgjedhjeve të fundit është një gabim serioz politik dhe një qasje që nuk i shërben as atij personalisht, as LDK-së.

Pyetja themelore është, çfarë përgjegjësie dhe faji kanë disa gazetarë për rezultatet e dobëta të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit? A e kanë menaxhuar gazetarët partinë dhe fushatën zgjedhore, apo lidershipi i saj?

Rezultatet janë të qarta dhe të pamohueshme. LDK ka pësuar rënien të thellë, ndërsa kryetari i saj ka humbur rreth 60 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kjo ka ndodhur pavarësisht një mbështetjeje të konsiderueshme mediale dhe publike që partia dhe ai personalisht e kanë pasur.

Dhjetë kandidatët e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit kanë rreth 100 mijë vota më pak. Kjo nuk është pasojë e gazetarëve, as e “mercenarëve”, por rezultat direkt i lidershipit, drejtimit dhe menaxhimit politik të LDK-së dhe fushatës.

Në këtë kontekst, sulmi ndaj individëve që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi reale është përpjekje për zhvendosje të fajit dhe shmangie nga reflektimi i domosdoshëm. Kjo qasje e dëmton rëndë seriozitetin politik të kryetarit dhe e thellon krizën e brendshme të partisë.

Lumir Abdixhiku është një profil politik i ndërtuar mirë.. i arsimuar, me përvojë dhe eksperincë të mirë profesionale. Por një lider që, në vend të vetëreflektimit dhe marrjes së përgjegjësisë, zgjedh të sulmojë të tjerët, rrezikon ta dëmtojë rëndë kapitalin e vet politik.

LDK-së nuk i duhet të shndërrohet në një kopje të zbehtë të LVV-së. Kosova tashmë ka një LVV shumë të fortë me mbi 50% të mbështetjes. Një “satelit” i vogël i saj nuk i shton asgjë skenës politike dhe as alternativave që vendit i nevojiten urgjentisht.

Rruga e duhur përpara për LDK-në është dinjiteti, integriteti, stabiliteti dhe kompetenca, jo reagimet emocionale, jo luhatjet e shpeshta të qëndrimeve dhe jo eksperimentet politike pa bosht të qartë.

Në këtë frymë, kryetari i LDK-së ka vetëm dy rrugë, ose të ruajë karrierën e tij politike duke reflektuar, duke marrë përgjegjësi dhe duke gjetur rrugë për të bashkuar partinë duke respektuar rezultatet e zgjedhjeve dhe gjendjen aktuale, ose të vazhdojë në një drejtim që rrezikon jo vetëm të ardhmen e tij, por edhe vetë LDK-në.

Momentet që po kalon LDK janë më kritiket në historinë e saj. Nga ky moment, ajo mund të rikthehet si alternativë serioze, ose të margjinalizohet përfundimisht. Prandaj, veprimet e këtyre ditëve duhet të udhëhiqen nga qetësia, maturia dhe përgjegjësia, jo nga emocioni dhe mllefi.

LDK ka potencial, histori dhe rol të rëndësishëm për Kosovën. Por vetëm nëse lufton për kauzat e qytetarëve dhe jo për individë, dhe vetëm nëse ofron drejtim të qartë, të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu