TIME: Bilanci i viktimave nga protestat në Iran mund të ketë kaluar 6 mijë persona

Raportimi i revistës flet për përdorim armësh të rënda, spitale të mbingarkuara dhe një bilanc viktimash që mund të ketë kaluar 6 mijë persona

Sipas një raportimi tronditës të revistës TIME, numri i protestuesve të vrarë nga forcat e sigurisë iraniane mund të ketë arritur në mijëra, ndonëse nuk ka ende një shifër zyrtare.

Pamje të filmuara me celularë, të shpërndara pavarësisht bllokimit të internetit, tregojnë mitraloza të montuar mbi kamionë që qëllojnë në lagje banimi, spitale të tejmbushura me të plagosur nga armët e zjarrit dhe morgje të mbingarkuara me trupa.

Garda Revolucionare Iraniane ka tentuar ta justifikojë dhunën, duke pretenduar se viktimat ishin “terroristë” të lidhur me Izraelin dhe SHBA-të.

Ndërkohë, organizatat e të drejtave të njeriut raportojnë qindra të vrarë, por pranojnë se shifrat janë të paplota për shkak të ndërprerjes së komunikimeve dhe vështirësive në identifikimin e trupave.

TIME citon një vlerësim të bërë nga një grup joformal akademikësh iranianë në mërgim, të cilët, bazuar në të dhëna nga spitale në Teheran dhe qytete të tjera, llogarisin se deri në 6 mijë e 178 protestues mund të jenë vrarë brenda tre ditësh.

Vetëm në një natë në Teheran, sipas kësaj metode, numri i viktimave mund të ketë qenë rreth 900, ndërsa dhuna është përhapur në të 31 provincat e vendit.

Protestat shpërthyen pas rënies së monedhës kombëtare dhe u përhapën me shpejtësi në qytete të mëdha si Shirazi, Rashti dhe Teherani.

Dëshmitarë të cituar nga TIME flasin për përdorim masiv force, përfshirë të shtëna pa dallim dhe qindra të plagosur rëndë, shumë prej tyre të verbuar nga plumbat me saçma.

Pavarësisht frikës dhe humbjeve, disa protestues mbeten sfidues.

“Njerëzit duan t’i japin fund këtij sistemi, edhe pse po paguajnë me jetën e tyre”, i tha një protestues nga Shirazi revistës TIME, duke përmbledhur dramën e një vendi që po përjeton një nga shtypjet më të përgjakshme në historinë e tij të fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu