Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me SHBA para se të jetë tepër vonë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Kubën që të hyjë në bisedime me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se do të ndërpresë furnizimin me naftë dhe mbështetje financiare që ishulli merrte nga Venezuela, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Trump bëri këtë të dielë një paralajmërim të fortë në platformën e tij Truth Social, duke deklaruar se “nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë — zero!” dhe se vendi duhet të negociojë “para se të jetë tepër vonë.”

Reagimi vjen pas arrestimit të udhëheqësit venezuelan Nicolás Maduro gjatë një operacioni në kryeqytetin e Venezuelës më 3 janar, duke krijuar një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet rajonale dhe duke cenuar furnizimin energjetik të Kubës që varet prej dekadash nga nafta venezuela­ne.

Trump nuk ka dhënë detaje për kushtet e një marrëveshjeje apo për pasojat e sakta në rast refuzimi, por theksoi se marrëdhënia e gjatë midis Kubës dhe Venezuelës, ku Havana kishte ofruar “shërbime sigurie” në këmbim të ndihmës energjetike dhe financiare, ka marrë fund.

Qeveria kubane ende nuk ka reaguar publikisht ndaj paralajmërimit të Trumpit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nëna e dy binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Pleskoviqin

Sot, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin ndaj Millosh Pleskoviqit...

Ndërprerje masive e internetit në Iran, Trump: Do të flas me Elon Musk, që t’u lëshojmë internet

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se planifikon të flasë me Elon Musk për dërgimin e Starlink në Iran, ndërsa vendi po përballet me një...

Muharremi: Sulmi ndaj gazetarëve nuk e shpëton LDK-në, përgjegjësia për humbjen është e lidershipit, jo e mediave

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas postimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Muharremi ka thënë se gazetarët nuk kanë përgjegjësi për...

Osmani thotë se i ka kthyer 20 çnjohje të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar si një nga arritjet më të mëdha të mandatit të saj rikonfirmimin e njohjeve nga rreth 20...

Trump prezantohet si “presidenti në detyrë i Venezuelës”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një imazh duke e prezantuar veten si “presidenti në detyrë i Venezuelës”, veprim ky që vjen disa ditë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu