Besa Dauti është emëruar drejtoreshë e re e Galerisë së Arteve – Tetovë

Me vendim të Ministrisë së Kulturës, drejtoreshë e Institucionit Nacional Galeria e Arteve – Tetovë nga sot do të jetë Besa Dauti, njoftuan nga institucioni i Tetovës. Dauti prej disa vitesh është e punësuar në Galerinë e Arteve në Tetovë, si kuratore arti, ndërsa me profesion është piktore akademike.

“Besa Dauti ka studiuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Tetovë. Punon si piktore akademike dhe kuratore arti në Galerinë e Arteve në Tetovë. Përvoja, njohja e thellë e formimit kulturor dhe arsimor të Besa Dautit do të frymëzojë ekipin e Galerisë dhe artistët tanë, vizitorët dhe artdashësit, gjë që do të sjellë një angazhim serioz në zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit, thuhet në kumtesën e Galerisë së Arteve.

Besa Dauti zëvendëson drejtoreshën aktuale, Arbenita Meta, e cila drejtonte institucionin që nga tetori i 2023.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Memli Krasniqi: Faleminderit që votuat për modelin më të mirë të qeverisjes – atë të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas mbylljes së vendvotimeve, ka falënderuar qytetarët e të gjitha komunave për çdo votë që ia dhanë sot kësaj...

Ziadin Sela nga Çashka: Këtu nis bashkimi dhe fitorja e shqiptarëve – koha për ndryshim ka ardhur!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga tubimi zgjedhor në Çashkë, theksoi se bashkimi i shqiptarëve fillon pikërisht nga kjo komunë, e cila...

Ali Ahmeti nga Çashka: Shqiptarët nuk janë vetëm pastrues e druprerës- ata mund të jenë edhe Kryeministra!

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim që u mbajt sot në Çashkë, lideri Ali Ahmeti përcolli një mesazh të fuqishëm për bashkëjetesë, barazi...

Trajneri i Serbis, Dragan Stojkoviç, jep dorëheqje ende pa përfunduar ndeshja: Unë jam fajtori, mos fajësoni lojtarët!

Një skenë e pazakontë ka ndodhur sonte në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes së Serbisë, ku trajneri Dragan Stojkoviç ka deklaruar dorëheqjen...

Lista Serbe mbledh qytetarët për të votuar në mënyrë të organizuar

Një fotografi nga veriu ka ngjallur dyshime se atje serbët janë mobilizuar për të votuar. Gazetari i T7 Çlirimtar Morina ka raportuar se në krye...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu