Besnik Bislimi sërish mashtron: BE-ja njoftoi për heqjen e vetëm 5% të masave ndëshkuese, jo të shumicës

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, njoftoi për heqjen e, siç tha ai, “shumicës së masave të BE-së ndaj Kosovës”. Pas këtij njoftimi, Lëvizja Vetëvendosje filloi një fushatë se kinse ka ndodhur largimi i masave.

Por, realisht, BE-ja ka njoftuar për heqjen e masave për vetëm katër nga gjithsej 29 projekte që kanë qenë të pezulluara si pasojë e masave ndëshkuese.

Këto katër projekte të cilat janë hequr nga lista e masave, kapin shumën e 34.6 milionë eurove. Kjo përbën rreth 5 për qind të shumës totale prej 613.4 milionë euro të fondeve të BE-së që ishin paraparë për Kosovën, por që u pezulluan.

Instituti GAP, në hulumtimin “Ndikimi financiar i masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës”, të publikuar në maj të këtij viti, tregon se masat e BE-së ndaj Kosovës e kanë lënë vendin pa 613.4 milionë euro si pasojë e vendosjes së masave në 29 projekte, që kryesisht priteshin të zhvilloheshin nën skemat e Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA) dhe Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Projektet që ishin pezulluar janë:

Lista e projekteve në masa të financuara nga WBIF

2023 | Investim
Rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimeve në Prishtinë
Gjithsej: €165,251,140
Grant nga WBIF: €90,000,000
Hua nga WBIF: €20,000,000
Grante të tjera: –
Hua tjetër: €53,351,140
Bashkëfinancim nga Kosova: €1,900,000

2023 | Asistencë Teknike
Impianti i ujit në Ferizaj
Gjithsej: €7,450,000
Grant nga WBIF: €350,000
Hua nga WBIF: €3,850,000
Grante të tjera: €2,850,000
Hua tjetër: –
Bashkëfinancim nga Kosova: €400,000

2024 | Asistencë Teknike
Rehabilitimi dhe ndërtimi i infrastrukturës për mbrojtjen nga përmbytjet dhe për sistemet e ujitjes
Gjithsej: €66,181,195
Grant nga WBIF: €1,760,000
Hua nga WBIF: €39,421,195
Grante të tjera: €20,000,000
Hua tjetër: –
Bashkëfinancim nga Kosova: €5,000,000

2024 | Asistencë Teknike
Impiant për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj
Gjithsej: €32,125,000
Grant nga WBIF: €750,000
Hua nga WBIF: €8,679,000
Grante të tjera: €21,471,000
Hua tjetër: –
Bashkëfinancim nga Kosova: €1,225,000

2024 | Asistencë Teknike
Linja e re e ndërlidhjes 110kV SS-Deçan (Kosovë) – S.S. Bajram Curri (Shqipëri)
Gjithsej: €3,840,000
Grant nga WBIF: €170,000
Hua nga WBIF: €2,104,000
Grante të tjera: €1,316,000
Hua tjetër: –
Bashkëfinancim nga Kosova: €250,000

2024 | Asistencë Teknike
Rikonfigurimi i rrjetit 400 kV dhe ndërlidhja e re 400 kV Shqipëri – Kosovë
Gjithsej: €70,682,000
Grant nga WBIF: €400,000
Hua nga WBIF: €47,800,000
Grante të tjera: €15,982,000
Hua tjetër: –
Bashkëfinancim nga Kosova: €6,500,000

2024 | Asistencë Teknike
Infrastrukturë moderne për të dhëna dhe shërbime të inteligjencës artificiale
Gjithsej: €20,000,000
Grant nga WBIF: €600,000
Hua nga WBIF: €12,600,000
Grante të tjera: €6,800,000
Hua tjetër: –
Bashkëfinancim nga Kosova: –

2024 | Asistencë Teknike
Promovimi dhe mbështetja e përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese të internetit fiks në Rritje në Kapacitete shumë të Larta
Gjithsej: €30,000,000
Grant nga WBIF: €600,000
Hua nga WBIF: €19,600,000
Grante të tjera: €9,800,000
Hua tjetër: –
Bashkëfinancim nga Kosova: –

Gjithsej WBIF:
Gjithsej: €395,529,335
Grant nga WBIF: €94,630,000
Hua nga WBIF: €154,054,195
Grante të tjera: €78,219,000
Hua tjetër: €53,351,140
Bashkëfinancim nga Kosova: €15,275,000

Lista e projekteve në masa të financuara nga IPA 2022

BE për të drejtat themelore
Gjithsej: €8,880,000
Kontributi i BE-së: €6,800,000
Kontributi i palës së tretë: €2,080,000

Përafrimi me BE
Gjithsej: €7,000,000
Kontributi i BE-së: €7,000,000
Kontributi i palës së tretë: –

BE-ja për mjedisin dhe energjinë e ripërtëritshme
Gjithsej: €68,850,000
Kontributi i BE-së: €41,950,000
Kontributi i palës së tretë: €26,900,000

BE-ja për zhvillimin socio-ekonomik gjithëpërfshirës
Gjithsej: €7,100,000
Kontributi i BE-së: €6,500,000
Kontributi i palës së tretë: €600,000

Gjithsej IPA 2022:
Gjithsej: €91,830,000
Kontributi i BE-së: €62,250,000
Kontributi i palës së tretë: €29,580,000

Programi për përafrimin me legjislacionin e BE-së (IPA)

Programi për përafrimin me legjislacionin e BE-së dhe masat mbështetëse – komponenti Skema Young Cell
Gjithsej: €4,000,000 | BE: €3,000,000 | Të tjera: €1,000,000
Impiante për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovën B
Gjithsej: €12,000,000 | BE: €12,000,000
Përgatitja e projektit për Mbështetjen e BE-së për fazën 3 për Ajër të Pastër (ulja e SOx)
Gjithsej: €2,000,000 | BE: €2,000,000
Mbështetje për menaxhimin e deponive në Kosovë (KLFM)
Gjithsej: €2,000,000 | BE: €2,000,000
Mbështetje për tregtinë
Gjithsej: €2,000,000 | BE: €2,000,000
Cilësi, në përputhje me kërkesat e BE-së
Gjithsej: €2,500,000 | BE: €2,500,000
Mbikëqyrja e tregut dhe mbrojtja e konsumatorit
Gjithsej: €1,000,000 | BE: €1,000,000
Mbështetje për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Gjithsej: €7,700,000 | BE: €7,000,000 | Të tjera: €700,000
Mbështetje për fushën fitosanitare
Gjithsej: €2,300,000 | BE: €2,200,000 | Të tjera: €100,000
Gjithsej: €37,500,000
BE: €35,700,000
Të tjera: €1,800,000

Lista e projekteve në masa të financuara nga IPA 2020

Projekti | Gjithsej | Humbur | Pezulluar | Të tjera | Bashkëfinancimi i Kosovës

Akademia e Drejtësisë: €300,000

Mbështetje për Sistemin e Menaxhimit të Rasteve (CMIS): €1,000,000

Mbështetje për ngrohjen qendrore – TERMIKOS: Total: €25,000,000; Pezulluar: €17,600,000 | Bashkëfinancim nga Kosova: €7,400,000

Menaxhim direkt: Mbështetje për vreshtat dhe veraritë: €800,000

Menaxhim direkt: Rigjenerimi i rrugës Marin Barleti: €1,200,000

Menaxhim direkt: Kinemaja “Lumbardhi”: €800,000

Menaxhim direkt: Digjitalizimi dhe rimëkëmbja e bizneseve – grante: €3,000,000

Gjithsej IPA 2020:
Gjithsej: €32,100,000
Humbur: €7,100,000
Pezulluar: €17,600,000
Bashkëfinancimi i Kosovës: €7,400,000

Lista e projekteve në masa të financuara nga IPA 2021

Mbështetje për tatimin në pronë
Gjithsej: €2,000,000
Pezulluar: €2,000,000


Ndërsa tani janë larguar:

Lista e projekteve në masa të financuara nga IPA 2020 (kontrata të autorizuara)

Termocentrali i Ngrohjes Qendrore të Prishtinës:
Total: €17,600,000 (Marrëveshje kontributi me EIB)

Ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në TPP Kosova B:
Total: €12,000,000 (Marrëveshje kontributi me UNOPS)

Skema Young Cell:
Total: €3,000,000 (Grant i drejtpërdrejtë për Universitetin e Selanikut (GR) dhe ENA (FR))

Mbështetje për Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës:
Total: €2,000,000 (Marrëveshje kontributi me KfË (DE))

Gjithsej (kontrata të autorizuara IPA 2020–2021)

Gjithsej: €34,600,000

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës, Bashkimi Evropian i kishte vendosur në qershor të vitit 2023, kjo për shkak të veprimeve të Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti në Veri të vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Uashington

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, prej sot ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington DC, ku do të zhvillojë një agjendë...

Kosova jashtë FARA-s amerikane për gati dy vjet

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova nuk ka asnjë kontratë lobimi të regjistruar në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj...

Avdullah Hoti jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në LDK?!

Avdullah Hoti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që mbante në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Burime të Gazeta Minuti, brenda rrethit të ngushtë të...

5 ton marihuanë kontrabandohen nga një fabrikë mjekësore e Maqedonisë drejt Serbisë

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka njoftuar se pesë të dyshuarit në rastin e pesë tonëve marihuanë, të gjetur të enjten në...

Nis “SAFE CITY” – kamerat kapin shkeljet, gjobat shkojnë deri në 500 euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se është miratuar një Rregullore e re që rrit pragun e tolerancës për shpejtësinë....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu