Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Crawford, njoftoi tërheqjen nga boksi.
Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Terence Crawford, njoftoi të tërheqjen e tij nga boksi, vetëm tre muaj pas fitores ndaj Saul “Canelo” Alvarez.
38-vjeçari nga Nebraska, i cili dominoi legjendën meksikane Alvarez në Las Vegas në shtator për të fituar titullin e padiskutueshëm në peshën super të mesme, e bëri të ditur vendimin përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
“Po largohem nga garat, jo sepse kam mbaruar së luftuari, por sepse kam fituar një betejë tjetër,” tha Crawford në mesazhin e tij të lamtumirës.
Crawford me 42 fitore (31 nokaut) dhe 0 humbje, tërhiqet si kampion aktual i peshës super të mesme për versionet WBA, IBF dhe WBO, pasi mposhti Alvarez me vendim unanim.
Crawford kishte mbajtur gjithashtu edhe titullin WBC në peshën super të mesme, por iu hoq më herët këtë muaj pas një mosmarrëveshjeje lidhur me tarifat e sanksionimit.
