BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që do të konfirmojë vazhdimin e rënies politike. Pas disfatës së rëndë në zgjedhjet lokale, BDI ndodhet përballë një prove historike, ku ndryshimet rrënjësore në strukturën e ngushtë drejtuese paraqiten si kushti kryesor për mbijetesë dhe rikthim të fuqishëm.

Edhe pse Ali Ahmeti do të vazhdojë ta drejtojë partinë e dalë nga Lufta, portali TS mëson lideri i BDI-së e ka kuptuar se pa largimin e figurave të konsumuara dhe të komprometuara në sytë e opinionit publik, reforma reale është e pamundur.

Pikërisht këto figura, me jetëgjatësinë e tyre politike dhe veprimet e përsëritura, e kanë dëmtuar rëndë imazhin e partisë në publik.

Portali TS ka mësuar se Ali Ahmeti ka përgatitur një listë emrash që pritet të largohen nga kryesia partiake, duke hapur rrugë për figura të reja, profesionale dhe pa bagazh negativ.

Në mesin e emrave të parë që do të largohen janë: Fatmir Dehari, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Teuta Arifi, Ramiz Merko, Sadulla Duraku dhe Resi Abdurrahmani. Largimi i tyre nga struktura drejtuese shihet si sinjali i parë serioz për një reformë të thellë dhe për ndërtimin e një BDI-je më funksionale dhe më të besueshme.

Sipas portalit TS, kjo listë nuk është përfundimtare.

Më 20 dhjetor pritet një valë e gjerë shkarkimesh dhe riorganizimesh, ku shumë figura të tjera do të zëvendësohen me kuadro të rinj, të pakonsumuar politikisht dhe me kredibilitet në publik.

Qëndrimi i gjatë i këtyre emrave në majat e partisë ka krijuar perceptimin e një strukture të mbyllur dhe të ngurtë, e paaftë për reformim dhe për të ofruar shpresë për elektoratin, veçanërisht për rininë.

Po ashtu, siç mëson TS, Ali Ahmeti pritet të ndërhyjë edhe në degët e partisë, ku do të bëhen ndryshime në udhëheqje. Disa kryetarë aktualë pritet të zëvendësohen me figura të reja, me synimin që në zgjedhjet e ardhshme BDI të rikthehet si forcë dominuese dhe si një parti që rrezaton shpresë, energji të re dhe besueshmëri politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu