Ndahet nga jeta Qani Dehari, aktivisti nga Sllupçani që një jetë ia kushtoi kombit

Shkruan: Avni Dehari

KA NDËRRUAR JETË QANI DEHARI
(1941 ‒ 2024)

Qani Dehari ka lindur në vitin 1941 në fshatin Sllupçan të Kumanovës. Deri në moshën 30-vjeçare ka jetuar si një bir i denjë i familjes Dehari dhe si bir i sjellshëm e i dashur i familjes më të gjerë me emrin Sllupçan dhe Kumanovë.

Në vitin 1971 Qaniu ka zënë punë në Oslo të Norvegjisë ku e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Pa i harruar për asnjë moment dy familjet e para, në të cilat ishte edukuar e ishte rritur, atje i bashkohet familjes së tretë, më të madhe me emrin mërgatë, që për anëtarë kishte shqiptarët e të gjitha trojeve tona. Duke punuar natë e ditë për çështjen kombëtare Qaniu ia doli me sukses ta hapë edhe derën e familjes së katërt, kulm i këtyre familjeve, me emrin e madh e të shenjtë ‒ SHQIPTARI.

Qaniu, që qysh herët kishte shfaqur interesim për veprimtari atdhetare, edhe në mërgim ka marrë pjesë në shumë aktivitete bartës të të cilave ishin mërgimtarët tanë. Në nëntor të vitit 1987 është anëtarësuar në LPK dhe ka marrë përsipër punën e përgjegjësit për ndihmë logjistike.

Nga viti 1997 ka qenë pjesë e strukturave të Bashkësisë Shqiptare në Norvegji dhe koordinator i ndihmave për Fondin “Vendlindja Thërret”.

Për një kohë ka qenë edhe koordinator i lidhjeve mes LPK-së dhe LDK-së, si dhe përgjegjës i logjistikës për pritjen dhe për organizimin e të gjitha aktiviteteve të delegacioneve, që vinin nga Kosova dhe nga viset e tjera shqiptare në Norvegji.

Si një njeri, që për busull gjithnjë ka interesin kombëtar, Qaniu si anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës që në vitet 90-të i kishte hapur dyert e banesës së tij në Oslo për të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare, partiake e rajonale. Që nga viti 1993 e deri në çlirimin e Kosovës banesën e tij Qaniu e kishte vënë në dispozicion të Adem Demaçit, në të cilën simboli i rezistencës sonë mbante takime të rëndësishme dhe zhvillonte aktivitete të shumta. Për këtë arsye shumë aktivistë të LPK-së kur donin ta vizitonin nuk thoshin po shkojmë te banesa e Qaniut, por “po shkojmë te rezidenca e Bacës Adem”, ndërsa vetë Baca Adem thoshte: “Banesa e Qani Deharit në Oslo është shtëpi e UÇK-së për të gjithë shqiptarët në shtetet skandinave”.
M 7 maj të vitit 2001, vetëm pesë ditë pasi Ushtria Çlirimtare Kombëtare kishte shpallur Zonën e Lirë në Sllupçan, Qaniu edhe pse në moshë dhe me shëndet jo të mirë, niset për në fshatin e tij të lindjes për t’u bërë krah i luftëtarëve, që kishin rrokur armët për liri.

Njeriu nuk ka mundësi ta caktojë se sa do të jetojë, por ka mundësi të zgjedhë mënyrën si të jetojë. Qaniu në këtë rrafsh ka bërë zgjedhjen më të mirë, për të cilën duhet t’ia kemi lakmi. Me këtë zgjedhje ai është bërë model, që duhet ta ndjekim se si duhet të punojmë për komb e për atdhe.
Njerëzit, që i përmbushin detyrimet kombëtare mbeten përgjithmonë të gjallë. Edhe Qani Dehari, që punoi dhe mori frymë shqiptarisht deri më 17 shkurt 2024 ‒ deri në ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka fituar të drejtën të mbetet përgjithmonë në mesin e atyre që nuk vdesin kurrë!

Lavdi jetës dhe veprës së Qaniut!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Qaniun!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taravari: VLEN u shkri por mbeti pa kryetar, kjo flet shumë për dallimet që kanë

Në VELN ka shumë dallime. Kështu tha sonte ish partneri i këtij koalicioni, Arben Taravari, i cili nënvizoi se ky koalicion ka qenë dhe...

Ilire Dauti kundër VLEN-it: Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve kalon pa debat dhe pa amendamente, kërkohet saktësim i përdorimit të gjuhës

Na ka rënë për detyrë një punë e vështirë – të merremi me demantimin e gënjeshtrave. Lidhur me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, një sqarim...

Kryengritja në Aleancën e Taravarit: Aktivistët kundër përqafimit me Ali Ahmetin!

Reagimet ndaj vendimit të pamatur të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët për t’u larguar nga Koalicioni i Ndryshimit dhe për t’u afruar me z....

Ziadin Sela: Ne nuk e japim fjalën në dy vende!

Gjatë debatit politik në televizionin ALSAT, ku u përmendën spekulime për oferta politike dhe marrëveshje të mundshme, gazetari tha: “Në Opinion flitet për oferta...” Ziadin Sela...

A do të marrë Taravari 5 komuna nga BDI? Ziadin Sela: Nëse Ali Ahmeti ka komuna për t’i shpërndarë majtas e djathtas, është çështje...

Gjatë një debati në televizionin ALSAT: “A pritet që Arben Taravari të marrë pesë komuna nga BDI si pjesë e një marrëveshjeje politike pas zgjedhjeve?” Ziadin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu