Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit, presidenti hungarez: Turqia, garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, janë pajtuar që Turqia të jetë garantues që gazi rus të vazhdojë të rrjedhë drejt Hungarisë.

Hungaria e ka ruajtur varësinë e saj nga energjia ruse që prej fillimit të luftës në Ukrainë, për çfarë është përballur me kritika nga disa aleatë të vet në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Hungaria nënshkroi marrëveshje 15-vjeçare me Rusinë në vitin 2021 për të blerë 4.5 miliardë metra kub gaz çdo vit dhe e rriti sasinë e blerjeve nga Gazprom vitin e kaluar, duke importuar rreth 7.5 miliardë metra kub gaz rus përmes tubacionit TurkStream.

“Sot u pajtuam me presidentin që ju, Turqia, do të garantoni për rrugën, në mënyrë që ne të mund ta transportojmë (gazin) nga Rusia në Hungari”, tha Orban në një konferencë për shtyp.

Orban tha gjithashtu se Hungaria ka marrë 7.5 miliardë metra kub gaz përmes tubacionit TurkStream deri më tani këtë vit.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Hungarisë për një vit nga sanksionet amerikane për përdorimin e naftës dhe gazit rus, pasi Orbani kërkoi lehtësim gjatë një takimi miqësor me presidentin Donald Trump në Uashington.

Orban u takua gjithashtu me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, në fund të nëntorit.

Ai tha në Facebook në atë kohë se po vizitonte Moskën “për të siguruar që furnizimi me energji i Hungarisë të jetë i garantuar për këtë dimër dhe për vitin e ardhshëm”./REL

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulime votash nuk kanë amnisti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar manipulimin e votave të kandidatëve për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se komisionerë...

​FBI në Prishtinë, partneritet rutinë apo sinjal që rrëzon narrativat e Serbisë?

Të shpeshta janë bërë vizitat e agjentëve të Byrosë Federale Amerikane e Hetimeve, FBI në Kosovë. Takime të shumta me zyrtarë të institucioneve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu