Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe me ndikim në Ballkanin Perëndimor, është vlerësuar me European Quality Award, një ndër çmimet më të respektuara që i jepen kompanive me standarde të larta evropiane. Ceremonia u mbajt në Oxford, Mbretërine e Bashkuar, ku çmimin e pranoi Jona Devolli, zv.Presidente e Devolli Group.

Ky vlerësim ndërkombëtar i dedikohet organizatave që demonstrojnë përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj cilësisë, inovacionit, menaxhimit të qëndrueshëm dhe ndikimit pozitiv në ekonomi dhe shoqëri. Devolli Group u përzgjodh falë rolit të saj udhëheqës në industrinë e prodhimit dhe konsumit, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë ceremonisë në Oxford, Jona Devolli u nderua me emblemën e artë të cilësisë, e cila simbolizon arritjet e kompanisë në standardet operacionale, qeverisjen korporative dhe vizionin strategjik që ka çuar Devolli Group drejt zgjerimit ndërkombëtar.

“Është nder i madh që të pranojmë këtë vlerësim në Oxford. Kjo na motivon edhe më shumë të vazhdojmë rrugën e zgjerimit global, duke mbetur njëherazi të përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës.” : tha Jona Devolli gjatë fjalës së saj

Gjatë ceremonisë u dorëzua edhe një trofe simbolik, që nënvizon përkushtimin e Devolli Group ndaj etikës së biznesit dhe standardeve të larta të cilësisë. Përfaqësuesit e komitetit organizativ theksuan se kompania ka treguar ritme të larta zhvillimi, kapacitete moderne prodhuese dhe një ndikim të fuqishëm në ekonomi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi: Safe City shpëton jetën!

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj kritikave për Ligjin “Safe City”, duke sqaruar në mënyrë indirekte edhe përfitimet reale që kjo...

Skandal në Ministrinë e Bujqësisë: Zyrtar i lartë ka përvetësuar subvencione për toka që nuk i posedon

Një ish‑zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë, i angazhuar si kryetar i njësisë rajonale në Kavadarci, dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme duke siguruar...

Momenti kur Nënë Tereza i drejtohet Bill Clintonit: “Biri im, bëj diçka për shqiptarët e mi”

Nënë Tereza, e njohur sot në mbarë botën si Shën Tereza, mbetet një nga figurat më të mëdha humane të historisë. Vepra e saj...

Mendo dy herë para se të hedhësh parfum në qafë!

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndërhyjnë në balancën hormonale të trupit. Kur parfumi aplikohet drejtpërdrejt në zonën e qafës, këto substanca...

Agjenda e plotë e Ramës në Izrael, protokoll i nivelit më të lartë i rezervuar për pak liderë botërorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael, ku është pritur me protokoll të nivelit më të lartë shtetëror, një trajtim i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu