Zekolli: Është momenti për tu zgjedhur lideri në VLEN

Kaltrina Zekolli: “Unë mendoj se është momenti për t’u zgjedhur një person si lider për të udhëhequr në aspektin formal VLEN-in. Por realisht mendoj që pasi të zgjidhet, cilido qoftë ai, unë mendoj se të gjitha vendimet brenda VLEN-it do të vazhdojnë të merren në frymën e njëjtë një bashkëpunim që rrallë herë e kemi parë në skenën shqiptare të partive shqiptare dhe me jetëgjatësi siç e kishte VLEN-i. Kështu që do të shohim si do të rrjedhin punët.

TV21: A janë liderët në një linjë? Sepse dëgjojmë deklarata të ndryshme, nga njëra anë dikusht thotë se do të zgjidhjet mes Mexhitit dhe Kasamit, tjetër lider thotë që do zgjedhim një kryesi tjetër e cila do të jetë mbi-partiake, a janë në një linjë të gjithë liderët?

Kaltrina Zekolli: “Unë mendoj që të gjithë liderët janë në një linjë. Mendoj se secili prej liderëve ka peshën e vetë, secili ka kontributin e vetë, secili ka një bagazh të madh politik dhe prandaj është e rëndë për ta zgjedhur një si të tillë. Prandaj nga prizma ime, siç unë e shoh dhe këtë vërtetë e mendoj e kam parë një prapavijë politike, cilido qoftë që do të zgjidhet, mendoj se në VLEN i kemi eliminuar ndasitë partiake dhe frymojmë si një subjekt, cili do qoftë prej liderëve që do të zgjidhet për ne do të jetë i njëjtë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

113-vjet ushtri shqiptare, Begaj: Krenar me pjesëmarrjen në misione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook...

Maqedonia në OKB votoi “pro” kthimit të fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje të martën për kthimin e menjëhershëm dhe pa kushte të fëmijëve ukrainas “të transferuar me forcë” në...

Selimi: Liderët e VLEN-it janë burim i përçarjeve prandaj shkrirja është e vështirë

Analisti politik Sefer Selimi në emisionin “Debat në Shenja”, deklaroi se mendon se do të jetë shumë e vështirë çështja e bashkimit. “VLEN-i është një...

Ahmeti: Më 13 dhjetor në Shkup orgavnizojmë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë,...

Sekretari i NATO-s ironizon me Putinin: I veshur si ushtar, por gjithmonë larg frontit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë ditës së djeshme ka komentuar deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin. Rutte është shprehur i rezervuar në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu