‘Safe City’ godet fort: 110,000 shkelje në Shkup, 5,000 me të kuqe- as ministrat nuk shpëtuan

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se brenda 24 orëve nga aktivizimi provë i sistemit “Safe City” janë regjistruar 110,000 shkelje vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit, përcjell TV21. Sipas Toshkovskit, pjesa më e madhe e tyre ishin për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

“Nuk po them se ‘Safe City’ është perfekt, sigurisht do të ketë disa elementë që do të duhet t’i përmirësojmë dhe do të shohim se mund të bëhet edhe më mirë. Jemi të hapur të veprojmë drejt përmirësimit të sistemit. 110,000 shkelje në Shkup janë regjistruar në 24 orë, 5,000 shkelje për kalim me të kuqe, dhe 90% e shkeljeve janë tejkalim shpejtësie”, tha Toshkovski.

Ai shtoi se në periudhën e ardhshme do të vendoset se sa do të jetë toleranca për tejkalimin e shpejtësisë.

“Ka vende në Evropë ku nuk ka tolerancë fare, ka vende ku toleranca është 10% mbi shpejtësinë e lejuar. Do të diskutojmë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosim,” deklaroi Toshkovski.

Në lidhje me automjetet e huaja, Toshkovski shpjegoi se si do të gjobiten ato.

“As automjetet e huaja nuk do të përjashtohen nga regjistrimi i shkeljeve. Ne kemi vendosur rregulla dhe procedura se si do të konstatohet shkelja. Automjetet e huaja nuk mund të ndalohen të dalin nga Maqedonia, por do të informohen se nuk do të mund të hyjnë përsëri në Maqedoni nëse nuk e paguajnë gjobën. Këtë e kemi pasur parasysh dhe mendoj se kemi ofruar një përgjigje të përshtatshme,” tha Toshkovski.

Ministri gjithashtu deklaroi se në periudhën e fundit janë gjobitur tre ministra.

“Ministrat do të gjobiten. E di që në periudhën e fundit janë gjobitur së paku tre ministra. Nuk do t’i përmend emrat tani. Kur ministrat udhëtojnë me automjete zyrtare dhe me shoqërim policor, nuk mund të gjobiten, por edhe ne përdorim automjete private dhe besoni se as ne nuk do të lihemi pa përgjegjësi,” tha Toshkovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç ironizon takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe: “Më qesharaku në botë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën se një takim mes anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe kundërshtarëve të tij politikë në vend...

Aksion në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës sekuestron armë dhe municion

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël të komunës së...

VLEN e shet “Safe City”-n si shpëtim jete, ndërsa shmang përgjegjësinë për zhvatje dhe selektivitet

VLEN e prezanton sistemin “Safe City” si domosdoshmëri për mbrojtjen e jetës dhe sigurinë publike, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për kamera apo...

“Sindikalistët” do të protestojnë për rritjen e pagës minimale në 600 euro

Lidhja e Sindikatave ka njoftuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar. Qëllimi kryesor i protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600...

Më ofruan 5 milionë euro që të ndërroja fenë, por nderi dhe liria nuk janë për shitje!

Nga Remi Ilir Kushi Gati një vit më parë, mu ofruan 5 milionë euro. Pagesa do të bëhej në këste brenda një dhjetvjecari. Po ashtu...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu