Ilir Demiri lë grupin dhe nis misionin për ribashkimin e Aleancës për Shqiptarët: “Të bashkohemi, jo të paditemi”!

Ilir Demiri, deputeti i Aleancës për Shqiptarët që gjatë fundjavës njoftoi se do të veprojë si i pavarur në Kuvend, ka sqaruar për TV24 se nisma e tij synon hapjen e një procesi të ri politik që do të çojë drejt ribashkimit të të gjitha krahëve të partisë – atij të Ziadin Selës, Arben Taravarit dhe Arben Fetait.

Demiri theksoi se qëllimi i tij është “vetëmisht fisnik” dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve të ASh-së të bashkohen në një grup të përbashkët parlamentar, i cili më pas do të organizojë një Kongres për të zgjidhur problemet e brendshme.

“Duhet të ndalojmë gjyqet ndaj njëri-tjetrit dhe të konsolidojmë partinë. Qytetarët na dërguan një mesazh shumë serioz në këto zgjedhje. Është koha të reflektojmë,” deklaroi ai.

Demiri është funksionari i dytë nga krahu i Selës që ndërmerr një hap të tillë pas zgjedhjeve. Më herët, nga Aleanca për Shqiptarët u tërhoq edhe ish-ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, duke shtuar lëvizjet e brendshme që po e tronditin partinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

Sela për Taravarin rreth “Safe City”: Temat serioze s’i lihen n’duar njerëzve joserioz!

Gazetari: Edhe Aleanca për Shqiptarët e zotit Taravari, ka paralajmëruar se këtë ligj do ta çoj në Gjykatën Kushtetuese, por ja që ju po...

Ziadin Sela e dërgon “Safe City”-n në Gjykatën Kushtetuese

Ziadin Sela njoftoi sot në konferencë për media se ligji “Safe City” tashmë është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai nuk zbatohet në të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu