Në Kërçovë është arrestuar këngëtarja boshnjake Xheila Ramoviç

Raportohet se mesnatën e së shtunës, në Kërçovë është arrestuar këngëtarja boshnjake Xheila Ramoviç, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këngëtarja dhe bendi, nuk kishin siguruar leje adekuate për punë.

“Më 29/30.11.2025, nga ana e DPB-Kërçovë dhe QRÇK Perëndim, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, mbi bazën e një plani të përgatitur më parë, kanë kryer një aksion kontroll të përforcuar në objektet e gastronomisë në Kërçovë. Në këtë rast, gjatë kontrollit të një objekti gastronomik të vendosur në rrugën kryesore Kërçovë-Ohër, janë kapur: Xh.R. (23), si këngëtare, dhe K.Xh. (27), E.P. (25), F.Xh. (28) dhe I.K. (24), si anëtarë të një grupi muzikor, të gjithë nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët kanë vepruar, pa siguruar më parë leje të përshtatshme pune, duke shkelur nenin 23, paragrafi 3 të Ligjit për të Huajt (“Gazeta Zyrtare e RM” Nr. 97/2018 dhe 108/2019), dhe janë gjobitur sipas nenit 217, paragrafi 1, pika 2, të të njëjtit ligj, për çka është ngritur padi ndaj tyre në Gjykatën Themelore të Kërçovës”, thonë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu