Nisma Socialdemokrate garon e vetme më 28 dhjetor

Nisma Socialdemokrate ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke i hedhur poshtë të gjitha spekulimet për një bashkëpunim parazgjedhor me subjektet tjera politike.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat u mbajtën më 9 shkurt, NISMA kishte hyrë në garë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me të cilin siguruan tri ulëse në Kuvend.

Në këto zgjedhje kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj kishte marrë 25 mijë e 718 vota. Mirëpo pavarësisht bashkimit të forcave në këto zgjedhje, pas shpalljes së rezultateve pati mosmarrëveshje mes Limajt dhe Haradinajt, për shkak që Limaj ishte shprehur i hapur për bashkëpunim me kreun e LVV-së, Albin Kurti.

Madje së fundmi nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj u shpreh se koalicioni me NISMA-n u shkaktoi dëm.

“Limaj ishte pjesë e koalicionit, njerëzit ndoshta e keqkuptojnë, nuk kemi ne personale as me zotin Kurti, as me Limajn, as me kërkon, por nuk funksionoi ai koalicion. Mendoj që kemi pasur një dëm edhe jemi shumë të interesuam me shku kështu qysh jemi”, tha Haradinaj.

Ndërsa ditëve të fundit ishte përfolur edhe një mundësi e afërt që NISMA të hynte në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj i tha Telegrafit ditë më parë se janë në diskutime me LDK-në për koalicion.

“Jemi në bisedime me LDK-në, sa i përket PDK-së nuk kemi pas ftesë dhe rrjedhimisht nuk ka ndodh asnjë takim”, tha Limaj.

Por një marrëveshje e tillë duket se nuk u konkretizua. Kjo madje u vërtetua nga KQZ, e cila bëri të ditur se Nisma Socialdemokrate ka aplikuar si subjekt i vetëm politik për tu certifikuar për zgjedhjet e dhjetorit.

Nisma pritet të bëjë publike ditëve në vijim listën e plotë të kandidatëve dhe platformën me të cilën synon votën e qytetarëve në zgjedhjet e fundvitit. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Integrimi: Ndërsa Komisioni Evropian thotë se ndryshimet kushtetuese janë prioritet, Gashi: Ligjet reformuese janë prioritet

Ndërkohë që Komisioni Evropian e vlerëson ndryshimin e Kushtetutës si hapin kryesor për avancimin e procesit të integrimit, Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, thekson...

Mesazhet e para nga sistemi “Qytet i Sigurt” u arrijnë shoferëve- nisi para afatit të paralajmëruar

Edhe pse Ministria e Brendshme kishte paralajmëruar nisjen zyrtare për 1 dhjetor, një pjesë e shoferëve i morën SMS-të e para për shkelje të...

Albin Kurti zyrtarizon edhe 2 koalicione të tjera me Partinë Shqiptare Demokristiane dhe 2 parti të komunitetit të Ashkalive të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera, Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e...

Një trup i pa jetë gjendet në lumin Vardar

Më 30 nëntor 2025 është gjetur një trup pa jetë në ujërat e lumit Vardar, te fshati Ulanec i Velesit. Shërbimet kompetente e kanë...

Radarët inteligjentë hyjnë në funksion nga sot: shoferët marrin njoftime me SMS dhe email

Nga sot do të vendoset në funksion sistemi “Safe City” apo kamerat radar që do të kapin shoferët që tejkalojnë shpejtësinë. Kohë më parë ministri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu