Blinken: Shqipëria, partnere e vjetër e SHBA-së dhe aleate e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka shkruar për vizitën e tij në Shqipëri, e realizuar më 15 shkurt.

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Blinkeni ka thënë se Shqipëria është partnere e vjetër e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe aleate e NATO-s.

“Javën e kaluar realizova udhëtimin tim të parë si sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s. Në Shqipëri, me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt suksesit në Bashkimin Evropian, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkroi Blinkeni.

Ndryshe, më 15 shkurt, Blinkeni zhvilloi një vizitë disaorëshe në Tiranë, ku mbajti takime me zyrtarët shqiptarë.

Pas takimeve, ai dhe kryeministri Edi Rama mbajtën një konferencë për media, duke përcjellë disa mesazhe lidhur me situatën në Ballkan, veçanërisht në lidhje me Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

Në konferencë, Blinkeni ka vlerësuar sfidat e Ballkanit në fillimet e punës së tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm të presidentit Joe Biden në rajon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Veterani i UÇK-së bëhet Kampion Shtetëror në Bodybuilding në Maqedoni

Shkup – Një histori e jashtëzakonshme force dhe qëndrese: një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili humbi njërën këmbë gjatë luftës së...

VLEN në Vrapçisht injoron apelin e Avokatit të Popullit për mos­përdorimin e fëmijëve në fushatë

Avokati i Popullit ka bërë apel publik që fëmijët të mbrohen nga çdo formë e abuzimit politik gjatë fushatave zgjedhore. Megjithatë, vetëm pak orë...

Angelina Jolie: “E dua vendin tim, por sot nuk e njoh më Amerikën”

Në një kthesë të re të jetës së saj, aktorja dhe regjisorja e njohur po përgatitet të lërë përfundimisht Shtetet e Bashkuara pas përfundimit...

Izraeli nis transferimin e të burgosurve përpara lirimit

Izraeli ka filluar transferimin e të burgosurve në dy burgje përpara lirimit të tyre si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, e hartuar...

Kurti sulmon kandidatin e PDK-së në Mitrovicë: Po garojnë me gomë rezervë

Në një tubim në Mitrovicë, Albin Kurti ofendoi kandidatin e PDK-së Arian Tahiri duke e quajtur “gomë rezervë” teksa kërkoi mbështetje për Faton Pecin Kryeministri...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu